LAJMI I FUNDIT:

Frizeri befason çiftin e pastrehë, u prek kur mësoi se nuk kishin mundur të martohen dhe mblidhnin shishe për të mbijetuar – mbuloi shpenzimet e ceremonisë martesore

Frizeri befason çiftin e pastrehë, u prek kur mësoi se nuk kishin mundur të martohen dhe mblidhnin shishe për të mbijetuar – mbuloi shpenzimet e ceremonisë martesore

Një çift i pastrehë kanë arritur transformimin e paparë, e tërë kjo u arrit nga një befasi e këndshme që ua bëri një frizer – e kjo dëshmohet më së miri nga një fotosesion.

Rosalyn Ferrer, 50-vjeçe dhe Rommel Basco, 55, nga provinca Pampanga në Filipine, jetonin prej vitesh në një tendë të improvizuar së bashku me gjashtë fëmijët e tyre, transmeton Telegrafi.

E pas 24 viteve bashkëjetesë, ata nuk patën rastin të martohen për shkak të problemeve financiare dhe ishin shumë të fokusuar që të fitojnë “kafshatën e gojës për veten dhe fëmijët”.


Richards Strandz i cili ka në pronësi një sallon ondulomi në afërsi të vendit ku jetojnë çifti, pa dyshen derisa po mblidhnin gjësende të ndryshme nga plastika nga të cilat fitonin para për ushqim – kështu një ditë Strandz u konsultua me miqtë dhe vendosën që t’i bëjnë një befasi të këndshme çiftit.

Fillimisht u ndihmoi të rregullojnë dokumentacionet për kurorëzim, dhe më pas pagoi shpenzimet e ceremonisë martesore që u mbajt në një kishë.

E në fotosesionin e realizuar më 13 shkurt, Rosalyn shihet e veshur me fustan të bardhë të nusërisë, kurse Rommel kishte një kostum të shtrenjtë.

“Gjithmonë kam ëndërruar për një martesë të bardhë, por kjo mu ngulit në kokë që kur isha vajzë e vogël. Me kalimin e kohës më doli nga mendja. Kurrë nuk kishim para të mjaftueshme kështu u koncentruam të punojnë sa për të fituar për ushqim. Por, tani po ndihem e bekuar që kjo ndodhi. Jam shumë falënderuese”, ka thënë Rosalyn.

Në anën tjetër, Richard tha se kishte parë çiftin duke mbledhur shishe të plastikës në afërsi të lokalit të tij. E kishte kuptuar se ata bëjnë të pamundurën që të fitojnë para të mjaftueshme sa për ta fituara kafshatën e gojës.

“E kuptova që ata janë së bashku për më shumë se dy dekada dhe për shkak të problemeve financiare nuk kanë mundur të organizojnë dasmën e tyre. Jam prekur shumë nga tregimi i dashurisë së tyre të vërtetë – kështu kontaktova miqtë që më ndihmuan t’ua organizojmë dasmën. Dashuria e vërtetë është diçka që duhet festuar. Është shumë e veçantë, pavarësisht nëse jeni të pasur apo të varfër”, ka shtuar Richard. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
“Jemi në rrugën e duhur”, thotë Trump pas telefonatës “shumë të mirë” me Zelenskyn

“Jemi në rrugën e duhur”, thotë Trump pas telefonatës “shumë të mirë” me Zelenskyn

Botë
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Turqia
Amerikanët mund t'u lënë evropianëve komandën në NATO - këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951

Amerikanët mund t'u lënë evropianëve komandën në NATO - këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951

Amerika
Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

Evropa
Kalo në kategori