Fraza ‘Mos e merr personale’ s’është përherë kaq naive: Psikologët shpjegojnë kur është e rrezikshme

T’i drejtohesh dikujt duke i thënë “Mos e merr personale” është mjaft e zakonshme dhe përgjithësisht përdoret me qëllime të mira
Nuk është çudi që kushdo të nervozohet ose të mos e mirëpresë mendimin e dikujt, ndaj fraza “Mos e merr personale” është e natyrshme. Mirëpo ekspertët e psikologjisë vënë në dukje se në disa raste, kjo frazë është një formë manipulimi dhe e rrezikshme.
Ata i referohen “gaslighting” – një term që përshkruan abuzimin dhe manipulimin psikologjik, kur një person bën dikë tjetër që të dyshojë te mendimi i tij, te perceptimi i realitetit dhe te kujtimet. Njerëzit që përjetojnë këtë formë abuzimi mund të ndihen të hutuar, të shqetësuar dhe të paaftë të besojnë në vetvete.
Dr. Claire Jack, një terapiste me bazë në Edinburgh, thotë se fraza “mos e merr personale” zakonisht i referohet një shenje shqetësuese. Për Psychology Today ajo theksoi se këta njerëz, pasi lëndojnë, reagojnë në këtë mënyrë kur vënë re se dikush është i ndjeshëm.
Përmes këtij reagimi – pra duke thënë “Mos e merr personale – thekson Dr. Claire Jack, këta njerëz zhvlerësojnë përvojën e dikujt tjetër.
Në rastin e “gaslighting”, problemi kryesor me “ti po e dramatizon kot” ose fraza të ngjashme është se, e përdorur në kontekst të gabuar, mund të largojë aftësinë tuaj për të zotëruar ndjenjat. Pavarësisht se sa të justifikuara mendojnë njerëzit e tjerë se janë reagimet tuaja, ato ekzistojnë pikërisht ashtu – janë tuajat.
Nuk i takon askujt tjetër që t’ju tregojë se si ndiheni, ose sa të pranueshme janë ndjenjat që përjetoni.
Psikoterapistja Stephanie Sarkis, autore e “Gaslighting: Si të njihni njerëzit manipulues dhe abuzues emocionalisht”, tha për Health se “pas një kohë, ju filloni të besoni se ata, pra manipuluesit, kanë të drejtë”.
“Sa më shumë t’ju bëjë të ndiheni të pasigurt dhe të vini në dyshim realitetin, aq më shumë do të besoni te ky person më vonë. Me kalimin e kohës, përfundimisht do të arrini në një pikë ku vetëbesimi do të shkatërrohet dhe nuk do t’i besoni më vetes”.
Këta njerëz, të njohur si “gaslighters”, janë të pranishëm në të gjitha sferat e jetës, në shumë marrëdhënie dhe çuditërisht mund të jetë e vështirë që të kuptohet toksiciteti i një marrëdhënieje të tillë.
Njerëzit që përpiqen të gjykojnë dhe zotërojnë emocionet tuaja janë përherë të rrezikshëm.
Burimet: Health, Anabel, Psychology Today
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës