LAJMI I FUNDIT:

Frappe e ftohtë nga banania

Frappe e ftohtë nga banania

Nëse dëshironi që të freskoheni dhe me atë rast t’i bëni mirë trupit tuaj, bananet do të jenë zgjedhja e përsosur për desert të ftohtë veror

Përmbajnë vitaminën e grupit B, vitaminat C dhe E, beta-karoten, por janë të pasura edhe me kalium, magnez dhe fibra, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:

– 2 banane;
– 2 dl qumësht;
– 2 kupa akullore nga çokollata;
– 4 lugë ajkë të ëmbël të rrahur;
– 2 lugë biskota të bluara;
– thërrmija çokollate.

Mënyra e përgatitjes:

1. Shtypni bananet, shtoni qumështin dhe përbërësit e tjerë dhe përzieni.

2. Në gota të gjata qitni akull dhe pije të ftohtë.

3. Zbukurojeni me ajkë të ëmbël dhe thërrmija çokollate.

/Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Në çdo kohë
Kalo në kategori