Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Njomza Emini ka pranuar sot titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit”, i cili iu dha nga ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Ceremonia u mbajt në Rezidencës Franceze në Prishtinë, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, partive politike, organizatave vendore e ndërkombëtare dhe familjarëve të kryetares së Komitetit Paraolimpik të Kosovës, Njomza Emini.
Ambasadori francez, Didier Chabert para dorëzimit të titullit, foli për punën e Njomza Eminit ndër vite.
Ai tha se ajo e ka në vetvete forcën për tejkalimin e dallimeve kulturore, andaj, sipas tij, ajo ftohet çdo herë të marrë pjesë në programe të ndërgjegjësimit, respektimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
“Ky dekorim që unë do të ua ofroj ju në emër të kryetarit të Francës, është një mirënjohje për punën e përmbushur, një punë e përmbushur në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu, është një shenjë për mbështetje për të gjithë punën që iu pret për të cilën jam i sigurt që këtë angazhim e keni në zemër, dhe jam i sigurt që do ta ndiqni edhe në vitet në vijim”, tha ai, raporton KP.
Ndërsa Emini, mes emocionesh, falënderoi shtetin e Francës që ia besoi këtë titull. Ajo tha se ky çmim është dëshmi se Franca vazhdon të mbetet shtet mik i Kosovës, me vëmendje të veçantë për zhvillimet e brendshme dhe të jashtme.
“Sot Kosova ka nevojë për secilin prej nesh, dhe ky çmim është një motiv dhe obligim shtesë për mua për të arritur angazhimet në promovimin e ideve dhe bërjen e realitetit të tyre, të cilët kontribuojnë në çuarjen përpara të proceseve të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Jam e bindur se në rrugëtimin tonë si shoqëri dhe si shtet, do të kemi gjithmonë në krahë Republikën Franceze, në rolin e saj udhëheqës në nivel evropian”, tha ajo.
Tutje, ajo shtoi se Kosova dhe Ballkani kanë nevojë për ndikimin e asaj që quhet rrezatimi kulturor francez, përmes një pranie dinamike franceze në këto treva, dhe pjesëmarrje aktive në jetën socio-ekonomike dhe kulturore.
Sipas Ambasadës Franceze, kjo dekoratë i dorëzohet Njomza Eminit me motivacion për angazhimet dhe aktivitetet e saj të dalluara politike dhe shoqërore, dhe është një nxitje për të vazhduar angazhimin e saj për të mirën e përbashkët.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjithashtu, aty morën pjesë edhe deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike dhe Nismës Socialdemokrate. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kandidati për deputet Isak Shabani: Pas 9 shkurtit, Kosova do të jetë më mirë, me kryeministër Bedri Hamzën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475794812_9121611654612872_8349269983965134441_n-380x233.jpg)
Kandidati për deputet Isak Shabani: Pas 9 shkurtit, Kosova do të jetë më mirë, me kryeministër Bedri Hamzën
![LSDM: OBRM-PDUKM po punëson familjarë dhe partiakë në institucionet shtetërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/LSDM-6-380x233.jpg)
LSDM: OBRM-PDUKM po punëson familjarë dhe partiakë në institucionet shtetërore
![Kandidati për deputet, Egzon Kelmendi-Elkosi: Më 9 shkurt Kosova voton, për Kosovën fituese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476649301_122129985824584107_4119583021521702013_n-380x233.jpg)
Kandidati për deputet, Egzon Kelmendi-Elkosi: Më 9 shkurt Kosova voton, për Kosovën fituese
![Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-KQZ-Valmir-Elezi-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439.jpg)
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
![Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/Zhduket-nje-vajze-e-mitur-780x439-1-780x439.jpg)
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
![Diaspora nis votimin nëpër ambasada](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476762088_10162793164279824_5280106582296192096_n-1-780x439.jpg)
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
![Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476120566_955047453392488_5655282730459612437_n-e1739004266348-780x439.jpg)
Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër
![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti