Ambasadori francez në vendin tonë, Olivier Guerot, thekson nevojën për “të vërtetuar me saktësi faktet” nëse Serbia qëndron mbrapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, para se ndaj këtij shteti të ndërmerren masa ndëshkuese.
Megjithatë, në një intervistë për KosovaPress, ai shton se “nuk mund të mos i bëjmë vetes pyetje” se kush qëndron pas gjithë atij armatimi të kapur nga autoritetet e Kosovës.
Guerot shpreh qëndrimin e Francës kur deklaron se pret që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në mënyrë që autorët e këtij akti terrorist të dalin para drejtësisë, ndërkaq thotë se palët nuk duhet të vendosin kushte apo të deklarojnë njëanshëm se dialogu nuk është një çështje aktuale.
Sipas tij, agresioni i 24 shtatorit vetëm sa ka theksuar nevojën që dialogu është “e vetmja mundësi për të zgjidhur ngërçin aktual përmes mjeteve politike”.
Intervista e plotë:
KosovaPress: Cili është qëndrimi i Francës për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit?
Guérot: Franca dënoi menjëherë dhe ashpër sulmin e papranueshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili la të vdekur një polic dhe dy policë tjerë të plagosur. I shprehëm ngushëllime familjes së rreshterit Afrim Bunjaku dhe bëri thirrje që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë.
Serioziteti i këtyre ngjarjeve e bën edhe më të nevojshme urgjencën për Serbinë dhe Kosovën për të treguar përgjegjësinë për të ulur tensionet dhe për t’u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e vetmja rrugë e mundshme drejt normalizimit të marrëdhënieve ne mes të dy vendeve dhe që u mundëson atyre të përparojnë drejt Bashkimit evropian.
KosovaPress: Në bazë të organizimit, planifikimit si dhe armatimit të gjetur të këtij grupi terrorist a konsideroni se Serbia është prapa tij, siç po deklarojnë krerët institucionalë në Kosovë?
Guérot: Nuk mund të mos i bëjmë vetes pyetje duke pasur parasysh numrin dhe natyrën e pajisjeve të braktisura nga grupi i armatosur. Dëgjuam pikëpamjet e presidentit Vuçiq dhe deklaratat e avokatit të M. Radoiçiq. Ne kërkojmë të vërtetojmë me saktësi faktet.
KosovaPress: Ditët e zisë kombëtare në Serbi për terroristët e vrarë dhe lirimi i liderit të grupit terrorist Milan Radojiçiq e dëshmojnë se Serbia është prapa këtij sulmi
Guérot: Heroizmi i sulmuesve të vrarë në Banjska vetëm sa shton rrezikun e aksidenteve. Ne po ndjekim nga afër hetimet në vazhdim dhe presim që autorët të dalin para drejtësisë dhe Serbia të bashkëpunojë plotësisht.
KosovaPress: Në bazë të këtyre dëshmive a duhet Serbia të sanksionohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Guérot: Vetëm mund të rikujtoj se Franca nënvizon nevojën për të vërtetuar faktet përmes hetimeve të pavarura, në mënyrë që të nxjerrë përfundime, nëse është e nevojshme, për masat që mund të ndërmerren.
KosovaPress: Po ashtu në kuadër të tensionimit të mëtejshëm të situatës Serbia dërgoi ushtrinë në brezin kufitar me Kosovën, por u tërhoq pas kërcënimeve amerikane. Çfarë sinjale janë këto?
Guérot: Përforcimet ushtarake në kufi kanë ngritur shqetësime në mënyrë legjitime. Ushtria serbe filloi të marrë masat e pritshme. Është thelbësore të ruhet një kanal komunikimi me KFOR-in dhe të shmanget çdo befasi.
KosovaPress: Kur jemi tek dialogu Kosovë-Serbi, a mund të zhvillohet i njëjti pas ngjarjeve të fundit në teren?
Guérot: Rikthimi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja është e vetmja mundësi për të zgjidhur ngërçin aktual përmes mjeteve politike. Sulmi i 24 shtatorit duhet të inkurajojë të dyja palët që të intensifikojnë dialogun, të mos vendosin kushte apo te mos deklarojnë në mënyrë të njëanshme se ai nuk është më një çështje aktuale.
KosovaPress: Janë ende valide marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit?
Guérot: Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit mbeten të vlefshme dhe ne u bëjmë thirrje të dyja palëve t’i zbatojnë ato sa më shpejt të jetë e mundur pa parakushte. Kosova në veçanti duhet të fillojë punën për formimin e Asociacionit te komunave me shumicë serbe.
KosovaPress: Në kontekstin aktual politik, masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës a janë të drejta? Kur pritet të tërhiqen të njëjtat?
Guérot: Masat e marra në rastin e Kosovës janë masa të përkohshme dhe të kthyeshme, të cilat janë miratuar nga shtetet anëtare pasi të gjithë janë pajtuar. Një numër i veprimeve të kërkuara në Kosovë janë zbatuar, por jo të gjitha.
Është thelbësore të merren masat e de-eskalimit që kemi kërkuar. BE pret që Kosova dhe Serbia të tregojnë përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për t’u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e vetmja mënyrë e mundshme për të arritur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe për t’u mundësuar atyre të përparojnë drejt Bashkimi Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike në EVN ose KRRE

Punëtori i “Trainkos” thotë se i janë bërë shkelje me ofrimin e kontratës tre vjeçare dhe me ndërrimin e pozitës

Rikthimi i sigurisë dhe stabilitetit, Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë sfidat globale dhe mundësitë e bashkëpunimit

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës