LAJMI I FUNDIT:

Fotografitë më të mira të shtypit britanik

Fotografitë më të mira të shtypit britanik

Shoqata e Fotografëve të Shtypit Britanik, ka hapur ekspozitën me fotot më të mira të anëtarëve të saj. Ekspozita e sivjetme përfshinë fotot e bëra që nga prilli i vitit 2019. Një përzgjedhje të 20 fotove të ekspozitës, nga ditorja Guardian, Telegrafi e sjell si më poshtë.

Policët e arrestojnë Patsy Stevensonin, në një protestë të 13 marsit 2021 në Londër, pas rrëmbimit dhe vrasjes së Sarah Everardit. Fotografia: Hannah McKay/Reuters.
Dominic Cummings, ish-këshilltar special i kryeministrit britanik Boris Johnson, pret në rrugë me një kuti me gjësende personale, pasi u largua nga Kryeministria (Downing Street) më 13 nëntor 2020. Fotografia: Hollie Adams/Bloomberg.
Pas një pushimi dyvjeçar, tifozët dhe grupet e muzikës hevi-metal mblidhen në një festival në Parkun Donington. Fotografia: Katja Ogrin.
Flamuri britanik largohet nga ndërtesa e Parlamentit Evropian në Bruksel, më 31 janar 2020, para se Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian. Fotografia: Yui Mok.
Demonstruesit protestojnë më 25 janar 2020, në Sheshin Riad Al Solh të Bejrut, pranë vendit ku raportohej se jeton kryeministri libanez, Hassan Diab. Fotografia: Tom Nicholson.
Princi Charles, më 4 shkurt 2020, gjatë një vizite në marketin TK Maxx të Londrës. Fotografia: Jeff Moore.
Notarja në distanca të gjata, Sarah Thomas, 37 vjeçe, mbërrin në plazhin e Kentit, më 17 shtator 2019, pasi e kaloi katër herë, pa u ndalur, kanalin e La Manshit. Ajo notoi për më shumë se 54 orë. Fotografia: Tom Nicholson/The Times.
Balona me ajër fluturon mbi Londër, më 9 qershor 2019. Fotografia: David Mirzoeff.
Organizim i mbajtur më 8 shtator 2020, për të mbledhur fonde për pistën e garave të Jorkut. Fotografia: Gary Calton/The Observer.
Catherine, dukesha e Kembrixhit nën ombrellën e princit William, më 18 qershor 2019. Fotografia: Kelvin Bruce.
Një ceremoni mortore ganeze e mbajtur më 5 qershor 2020, jashtë shtëpisë në Londër të një burri 40-vjeçar që vdiq nga Covidi-19. Fotografia: David Levene/The Guardian.
Salah al Wahbel, nëntë vjeç, i cili humbi pjesën e poshtme të këmbës së majtë kur shkeli në një minë pranë shtëpisë së tij në Marib të Jemenit. Fotografia: Philip Coburn.
Protestuesi i organizimit “Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë vlerë”, mban një të protestues të lënduar pranë metros së Londrës, më 13 qershor 2020. Fotografia: Dylan Martinez/Reuters.
Kujdestari i qenve Valter Andrade, me qenin e tij Lloyd në prag të paradës më të madhe të qenve, të spektalit të quajtur Crufts (më 5 mars 2020). Fotografia: Fabio De Paola.
Dhitë e malit bredhin rrugëve të Llandudnos të Uellsit, më 31 mars 2020. Fotografia: Christopher Furlong/Getty Images.
Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan marrin pjesë në ndarjen e çmimeve të Fondit Endeavour, më 5 mars 2020. Fotografia: Samir Hussein/Getty Images.
Stormzy performon në çmimet muzikore Brit, në Londër, më 18 shkurt 2020. Fotografia: Samir Hussein/Getty Images.
Infermierja neonatale Kirsty Hartley, mban fëmijën Theo të lindur para kohe, para nënës së tij Kirsty Anderson, në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, në qendrën e grave dhe të sapolindurve në Spitalin e përgjithshëm Burnley. Fotografia: Hannah McKay/Reuters.
Çiklist ndalet në mes të urës pothuajse të boshatisur të Uestminsterit, më 24 mars 2020, për ta bërë një fotografi në ora 1:15 pasdite, pasi Boris Johnson njofton izolimin e Britanisë së Madhe. Photograph: Peter Macdiarmid/LNP.
Lojtarët dhe stafi i klubit futbollistik të Liverpool-it, festojnë në autobusin e hapur, gjatë paradës së fituesve të Ligës së Kampionëve në Liverpul, më 2 qershor 2019. Fotografia: Danny Lawson/PA.

/Telegrafi/