LAJMI I FUNDIT:

Fotografitë e para brenda ndërtesës së gjyqit ku po qëndron Donald Trump, shumë policë e pjesëtarë të Shërbimit Sekret

Fotografitë e para brenda ndërtesës së gjyqit ku po qëndron Donald Trump, shumë policë e pjesëtarë të Shërbimit Sekret

Pavarësisht se nuk janë lejuar kameramanët në sallën ku do të mbahet procesi gjyqësor, CNN sjell imazhe brenda ndërtesës ku Donald Trump është arrestuar.

Forca të shumta të rendit janë parë në korridor në ndërtesën e gjykatës, ku masat e sigurisë janë jashtëzakonisht të larta.


Kjo ndërtesë raporton CNN është “pastruar”, dhe pothuajse në çdo cep të saj janë të vendosur policë që janë në pritje të ish-presidentit.

Arrestohet Donald Trump
Lexo po ashtu Arrestohet Donald Trump

Në anën tjetër mbi të rëndojnë mbi 30 pika të aktakuzës, ku ndër to është edhe fshehja e parave gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Ai përshëndeti mbështetësit derisa po dilte nga vetura dhe futej në ndërtesë, i shoqëruar nga shumë pjesëtarë të Shërbimit Sekret.

Ai fillimisht do të merret me procesin e regjistrimit, ku do t’i merren gjurmët e gishtërinjve dhe do të fotografohet.

Si do të duket dhe zhvillohet e gjithë procedura gjyqësore ndaj Donald Trumpit?
Lexo po ashtu Si do të duket dhe zhvillohet e gjithë procedura gjyqësore ndaj Donald Trumpit?

Pasi që të regjistrohet, do të dërgohet në katin e 15-të ku do të ballafaqohet me gjykatësin në sallën e gjyqit.

Në anën tjetër, avokatët e tij gjatë ditës së sotme, kanë bërë të ditur se Trump do të deklarohet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës që rëndojnë mbi të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori