Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar Projektin për Transformimin e Bulevardit “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Bulevardi i kryeqytetit, sipas kryetarit Rama, do të shndërrohet në një hapësirë urbane bashkëkohore e cila reflekton nevojat e qytetarëve, promovon një stil të jetës së shëndetshme, më shumë gjelbërim e ajër të pastër.


Duke qenë i tillë, projekti u tha se do të jetë një shembull i zhvillimit të qëndrueshëm.

"Me materiale të qëndrueshme e gjelbërim, sheshi do të mundësojë Prishtinës të merr frymë dhe do të stimulojë njerëzit të marrin pjesë më aktivisht në jetën e qytetit", u tha në konferencë.

Njëkohësisht, projekti synon të rivlerësojë trashëgiminë arkitektonike të Prishtinës, duke bërë protagonistë të projektit Hotelin Grand, ndërtesën e RTK, Bibliotekën Universitare “Pjetër Bogdani” dhe Katedralen “Nënë Tereza”, ndërtesa të cilat shihen si përbërësit kryesorë të skenografisë urbane në këtë ndërhyrje. /Telegrafi/

417476126 683051507324697 1512762760619985652 n

417417657 683052267324621 5611777959362421569 n

417577517 683052097324638 6199176193969100902 n

418870134 683051887324659 3787025400136044378 n

417476779 683051030658078 5547474925792294204 n