Transfermarkt ka publikuar formacionin më të shtrenjtë në Serie A me lojtarët nën moshën 21 vjeçare.

Në formacion ka zënë vend edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla i cili aktualisht luan te Roma.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare vlerësohet 25 milionë euro nga faqja e specializuar dhe është vendosur në qendër të mbrojtjes në këtë formacion që kap vlerën totale 468 milionë euro.

MIlan Roma Kumbulla

Më i shtrenjti i këtij formacioni është mbrojtësi holandezi i Juvesntusit, Matthis De Ligt që aktualisht është i dëmtuar por që vlerësohet 70 milionë euro.

GettyImages 1219618445

I dyti më i shtrenjtë është Gigi Donnarumma me 60 milionë euro, i ndjekur nga Achraf Hakimi e Victor Osimhen që vlerësohen nga 50 milionë euro.

Dejan Kulusevski, Nicolo Zaniolo e Alessandro Bastoni kanë vlerqë nga 45 milionë euro.

nicolo zaniolo 2020 roma lapresse

Dyshja e Milanit, Andrea Tonali e Leao kanë vlerë 32 dhe 28 milionë euro, ndërsa vlerën më të ulët në formacion e ka Elif Elmas me 18 milionë euro.

Serie A U21  1

Marash Kumbulla e ka nisur mirë te Roma, ku ka shënuar dy gola, një ndaj Young Boys në Ligën e Evropës dhe një ndaj Milanit në Serie A. /Telegrafi/


Si ju duket ky formacion? Cila nga këta 11 lojtarë do të jetë yll i madh në vitet në vijim? Jepni mendimin tuaj më poshtë në hapësirën e komenteve.
telegrafi sport app