LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i raundit të dytë të ndeshjeve në fazën e grupeve në “Katar 2022”

Formacioni më i mirë i raundit të dytë të ndeshjeve në fazën e grupeve në “Katar 2022”

Portali Telegrafi.com apo më saktë redaksia e sportit ka përpiluar një formacion me lojtarët më të mirë të raundit të dytë të ndeshjeve të grupeve në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kampionati Botëror në Katar nisi me 19 nëntor dhe më 28 nëntor (e hënë) u mbyllen ndeshjet e dyta të fazës së grupeve.

Shumica e ndeshjeve përfunduan ashtu siç janë pritur, por pati edhe befasi sikurse që ishte fitorja e Marokut ndaj Belgjikës dhe ajo e Iranit ndaj Uellsit.


Franca, Argjentina, Brazili, Portugalia dhe Kroacia morën fitore të pritura, edhe pse disa nga to ishin të vuajtura dhe një gol diferencë.

Por, kush ishin më meritorët dhe lojtarët më të dalluar gjatë ndeshjeve të dyta të grupeve në Katar?

Telegrafi Sport ka përpiluar një formacion me lojtarët më të mirë të këtij raundi, në bazë të paraqitjeve dhe statistikave dhe i ka vendosur në një rreshtim 4-3-3.

Në portë është portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny, që bëri pritje të mëdha, prej tyre edhe një penallti në fitoren e ekipit të tij ndaj Arabisë Saudite.

Mbrojtja me katër ka emra si Ramin Rezaeian i Iranit, që pati paraqitje të madhe ndaj Uellsit, ku edhe shënoi gol. Në qendër janë Romain Saiss i Marokut që shënoi ndaj Belgjikës dhe Harry Souttar i Australisë që kishin paraqitje të shkëlqyer ndaj Tunizisë. Në të majtë ishte i palodhuri i Spanjës ndaj Gjermanisë, Jordi Alba, i cili madje shtoi edhe një asistim.

Mesfusha vjen me tre, ku në qendër të saj është Casemiro i Brazilit, që përveç paraqitjes së mirë ndaj Zvicrës e shënoi edhe golin e fitores. Para tij është Mohammed Kudus, i cili edhe pse po luan te Gana më i tërhequr shkëlqeu ndaj Koresë së Jugut me dy gola në fitoren prej 3-2. Në krahë me ganezin është ylli i Portugalisë, Bruno Fernandes, i cili ndaj Uruguait shënoi dy herë në fitoren e skuadrës së tij. Ai ishte lider në fushë gjatë 90 minutave.

Sulmi vjen me tre, ku në krahun e djathtë është Vincent Aboubakar i Kamerunit, që e nisi nga banka ndaj Serbisë, por me të futur shënoi dhe asistoi për barazimin 3-3. Në qendër është Lionel Messi që ndaj Meksikës luajti në të gjitha pozitat e sulmit, ndërsa shënoi dhe asisitoi në fitoren 2-0. Një paraqitje briliante e argjentinasit. Në krahun e majtë është ylli i Francës, Kylian Mbappe, që shënoi dy herë ndaj Danimarkës, ndërsa ishte rrezik konstant për mbrojtjen daneze.

Ndeshjet e treta të grupeve për “Katar 2022” kanë filluar gjatë ditës së sotme (e martë). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori