Superliga e ka mbyllur edhe javën e 22-të, që i bie të jetë rreth i dytë i garave, ndërsa nuk kanë munguar rezultatet befasuese dhe ndeshjet e forta, që shumë prej tyre u zhvilluan edhe në baltë.

Të dielën Drita ka mposhtur Prishtinën (2-1) në derbin e kësaj jave, ndërsa Llapi ka fituar përballë Gjilanit me rezultatin e njëjtë.


Në ndeshjen e vetme të zhvilluar të shtunën, Ferizaj e ‘tronditi’ Trepçën ’89 duke e mposhtur me rezultat 4-0. Flamurtari ka arritur ta mposht Ballkanin (2-1), duke e bërë sa më interesant garën për titull dhe mbijetesë.

Po ashtu sot fitoi edhe Feronikeli që mposhti Vushtrrinë me rezultat 2-0, ndërsa Drenica mposhti Dukagjini 3-1 si mysafir. Këto rezultate kanë bërë që renditja si në luftë për titull, po ashtu edhe për mbijetesë të mbetet e zjarrtë edhe në fazën e tretë.

tabela

Telegrafi ka zgjedhur më të mirët për këtë javë, duke i vendosur në një formacion.

Portier

Donat Kaçiu është kthyer në formë, kur më së shumti iu desh Ferizajt, që në këtë fundjavë mposhtën bindshëm 89-shin.

89519239 3376792815671338 6751949341071507456 o

Portieri prishtinas bëri disa pritje spektakolare duke e mbajtur portën e paprekur.

Mbrojtja

Mbrojtja vjen me tre. Ilir Berisha edhe pse nuk e nisi mirë ndeshjen ndaj Vushtrrinë, ai pastaj u kthye fuqishëm, ku gjeti edhe goli.

Në qendër është Veton Kabashi i Flamurtari, që po ashtu shënoi gol ndaj Ballkanit dhe kishte paraqitje të mirë në mbrojtje.

89250287 3585528474852990 4368206551505174528 o

Në të majtë është Ardian Cuculi i Dritës. Ai ishte një nga pikat më të forta të gjilanasve ndaj Prishtinës, duke shpëtuar një gol të sigurt në pjesën e parë.

89108560 10158706110148538 7277829328681828352 o

Mesfusha

Mesfusha vjen me pesë. Hamdi Namani i Dritës, kishte një nga paraqitjet më të mirë prej se ka kaluar në këtë klub.

Arbnor Ramadani për momenti është lojtari më i mirë i Llapit, ndërsa edhe ndaj Gjilanit e gjeti golin.

89487205 10157992522322243 1253562144654360576 o

Bashkim Shala ishte kreator i fitores së Flamurtarit, ku përveç golit, dominoi në mesfushë. Paraqitje të mirë kishte edhe bashkëvendasi i tij që luan te Drenica, Argjend Mustafa, që shënoi dy herë në Klinë.

89496963 3585528998186271 3145283294791204864 o

Më i miri prej më të mirëve këtë javë ishte Taulant Dajaku. Mesfushori i Ferizajt, shënoi dy herë dhe asistoi një herë në fitoren e madhe të skuadrës së tij.

88220479 3376793369004616 7483924352287637504 o

Sulmi

Astri Fazliu ishte emri i involvuar në çdo sulm të Dritës. Ai ndaj Prishtinës shënoi padyshim golin më të bukur të javës, që ia solli tri pikë ekipit të tij.

89457395 10158706105578538 8061352657643634688 o 1

Me të në krahë është i riu i Llapit, Valmir Veliu. Ai ishte enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen gjilanase, duke shkaktuar shumë rrezik.

Trajneri i javës

Synaj Keçi. Trajneri prishtinas kishte gjetur recetën se si të mposhtej Ballkani.

Skuadra e tij ishte dominuese në mesfushë dhe shënoi dy herë ndaj mbrojtjes së çeliktë të Ballkanit.

Formacioni

JAVA 22

/Telegrafi/

telegrafi sport app