Futbollistët shqiptarë nëpër botë edhe këtë javë kanë luajtur me skuadrat e tyre duke korrur mjaftë suksese.
Disa nga ta kanë arritur të shënojnë edhe gola të rëndësishëm, ndërsa disa të tjerë u ka mjaftuar paraqitja e mrekullueshme për t’i ndihmuar skuadrës së tyre të marrë një rezultat pozitiv.
Portierë:
Samir Ujkani, ka qenë padyshim njeriu i ndeshjes për ekipin e tij Latina që shënoi një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Avellinos. Ujkani në portë ka pritur tetë gjuajtje të kundërshtarëve.
Mbrojtjësit:
Mbrojtësi i talentuar i Kombëtares së Shqipërisë U21, Herdi Prenga edhe njëherë zë vend në formacionin më të mirë, falë paraqitjes së tij të mrekullueshme në mbrojtje. Prenga ishte lider i ekipit të tij Lokomotiva Zagreg në fitoren si mysafirë 3-0 si mysafir tek Istra.
Burim Kukeli është një futbollist defensivë që shkatërron aksione por luan edhe në qendër të mbrojtjes, ndërsa kësaj radhe ka shënuar edhe gol në fitoren e Zurichut 4-0 ndaj St Gallenit. Kukeli është futur edhe në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.
Talenti Ylli Sallahi ka shkëlqyer në fitoren e Karsluher 3-1 ndaj 1860 Munich. Sallahi që është pjesë e Austrisë U21 ka asistuar në golin e dytë të ekipit gjerman dhe është vlerësuar si ndër lojtarët më të mirë të Karsluher në këtë takim.
Mesfushorët:
Borussia Moenchegladbach ka fitore derbin e javës në Bundesligë duke mposhtur Hertha Berlinin me rezultat të thellë 5-0. Si gjithmonë edhe këtë herë njëri nga futbollistët shqiptarë më të mirë në botë, Granit Xhaka ishte fantastik në mesfushë. Graniti shkatërroi pothuajse çdo aksion të mysafirëve dhe ndërtoi shumë të tjerë për ekipin e tij. Paraqitja e prishtinasit është vlerësuar lartë edhe nga mediat gjermane.
Amir Abrashi vazhdon të impresionoi me paraqitjet e tij në Bundesliga 2 tek Freiburgu që triumfoi si mysafir 3-2 në Greuther Furth. Abrashi është vlerësuar si mesfushori më i mirë në këtë takim, ndërsa në përgjithësi notë më të madhe se ai kishin vetëm golashënuesit e ndeshjes, Grifo, Philipp dhe Niederlechner.
Si mesfushor i krahut të djathtë është Jahmir Hyka që ka qenë njeriu i ndeshjes për Luzernin që triumfoi 5-1 ndaj Vaduzit. Hyka në këtë takim fitoi penallti që u konkretizua në gol dhe shënoi golin e pestë në ndeshje për tu shpallur edhe lojtari i ndeshjes.
Në krahun e majtë është talenti i Heerenevenit, Arbër Zeneli që iu kthye golave në kampionatin holandez. Arbëri shënoi golin e parë në ndeshje në fitoren si mysafirë të bardh e kaltërve tek Roda 2-1, ndërsa ky ishte goli i tretë i talentit shqiptar në Eredivisie.
Sulmuesit:
Shkëlzen Gashi ka arritur një fitore mjaftë të vlefshme me Coloradon e tij duke mposhtur Toronton 1-0. Edhe pse nuk shënoi, Gashi ishte ndër më të mirët në fushë duke u futur edhe në formacionin e javës në MLS.
Sokol Cikalleshi këtë javë nuk shënoi gol për Istanbul Baskasehir, por ishte asistues në fitoren 3-0 të skuadrës së tij ndaj Mersin. Cikalleshi asistoi tek goli i dytë, ndërsa kishte edhe disa raste të mira shënimi por fati ia ktheu shpinën. Gjithsesi shqiptari u vlerësua lartë për paraqitjen e tij.
Padyshim që lojtari më i mirë i javës është Donis Avdijaj. Talenti i madh ka treguar aftësitë e tij pas rikthimit nga lëndimi duke qenë më i miri në fushë pasi shënoi golin e barazimi dhe dhuroi dy asistime në fund të ndeshjes për fitoren e madhe të Sturmit 3-1 si mysafir te Gordig. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame