Formacionet zyrtare: Senegali i Mane dhe Egjipti i Salah luajnë për trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës

Në Olembe Stadium të kryeqytetit kamerunas, Yaounde, zhvillohet finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Në këtë finale të madhe vihen përballë Senegali i Sadio Mane dhe Egjipti i Mohamed Salah.
Për të arritur në këtë finale, senegalezët triumfuan përballë Burkina Fasos (3-1), kurse egjiptianët fituan pas penalltive ndaj nikoqirit, Kameron.
Përzgjedhësit Aliou Cisse dhe Carlos Queiroz i kanë përgatitur taktikat e tyre në kërkim për ta fituar trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Formacioni startues i Senegalit: E.Mendy; B.Sarr, Koulibaly, Diallo, Ciss; N.Mendy, Gana Gueye, Kouyaté; I.Sarr, Diedhiou, Sadio Mane.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































