Formacionet zyrtare: PSG dhe Lyoni në ndeshjen kryesore të javës në Ligue 1

Paris Saint-Germaini është nikoqir i Lyonit në Parc des Princes për ndeshjen e javës së 29-të në Ligue 1.
Skuadra kryeqytetase është në krye të tabelës me 66 pikë të arkëtuara, gjashtë më shumë se përcjellës i parë, Lens.
Lyoni është i dhjeti në renditjen tabelare me 41 pikë, dhjetë pikë larg zonës evropiane.
Trajnerët Christophe Galtier dhe Laurent Blanc e kanë bërë zgjedhjen e formacioneve startuese.
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma - Hakimi, Danilo Pereira, Marquinhos (c), El Chadaille, Nuno Mendes - Vitinha, Verratti, Renato Sanches - Messi, Mbappé. Formacioni startues i Olympique Lyonnais: Lopes; Lovren, Lukeba, Diomandé; Kumbedi, Thiago Mendes, Lepenant, Tagliafico; Cherki, Lacazette, Sarr.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































