Juventusi dhe Manchester City do të përballen në kuadër të rrethit gjashtë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Allianz Stadium”.


Dy skuadrat do të luftojnë për fitore, pasi kanë nga tetë pikë dhe shpresojnë që të kalojnë në fazën e eliminimit direkt pa shumë probleme.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Di Gregorio, Gatti, Locatelli, Danilo, Francisco Conceiçao, Koopmeiners, Vlahovic, Kenan Yıldız, Kalulu, K. Thuram, Savona.

Man City: Ederson, Walker (C), Dias, Gvardiol, Lewis, Gundogan, De Bruyne, Bernardo, Doku, Grealish, Haaland. /Telegrafi/

telegrafi sport app