Formacionet zyrtare: Juve dhe Milan zhvillojnë kryendeshjen e javës së katërt

Juventusi është nikoqir i Milanit në Allianz Stadium në ndeshjen kryesore të javës së katërt në Serie A.
Zonja e Vjetër e ka nisur keq edicionin 2021/2022 duke regjistrua dy humbje dhe një barazim, ndërsa akoma nuk e ka shijuar fitoren në kampionat.
Përkundrazi, Rossonerët nga tri ndeshje të zhvilluara kanë arritur po aq fitore duke arkëtuar nëntë pikë.
Dy strategët, Massimiliano Allegri dhe Stefano Pioli, i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë sfidë të rëndësishme.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Locatelli, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Morata.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































