Formacionet zyrtare: Brest - PSG

Brest dhe Paris Saint-Germain i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 13-të në Ligue 1.
Ndeshja që fillon n ora 17:30 do të zhvillohet në stadiumin ‘Stade Francis-Le Ble’, derisa parisienët janë favorit në letër.
Në këtë takim, vendasit nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Paul Lasne, që është i lënduar.
Në anën tjetër, Ander Herrera, Kylian Mbappe, Mbe Soh, Thomas Meunier dhe Neymar do të mungojnë te PSG-ja, që janë po ashtu të lënduar.
Formacioni startues i Brest: Larsonneur; Faussurier, Castelletto, Bain, Perraud; Diallo, Belkebla; Court, Autret, Cardona; Charbonnier.
Formacioni startues i PSG-së: K. Navas - Dagba, T. Silva (c), Diallo, Kurzawa - Draxler, Gana, Verratti - Sarabia, Di Maria - Cavani. /Telegrafi/






















































