Në Camp Nou zhvillohet ndeshja kryesore e kësaj xhiroje në La Liga, ndërmjet Barcelonës dhe Sevillas.

Katalunasit i kanë zhvilluar vetëm dy ndeshje deri më tani në këtë fillimsezoni dhe që të dyja i kanë fituar.


Ndërkohë, të njëjtin bilanc e kanë edhe andaluzianët, ashtu që të dyja këto skuadra kanë nga gjashtë pikë.

Një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ronald Koeman dhe Julen Lopetegui, të cilët i kanë gati formacionet e tyre startuese.

Formacioni startues i Barcelonës: Neto, Sergi Roberto, Pique, Araujo, Alba, De Jong, Busquets; Griezmann, Coutinho, Ansu Fati, Messi.

barcelona 1

Formacioni startues i Sevillas: Bono - Jesus Navas, Kounde, Diego Carlos, Acuna - Fernando, Jordan, Rakitic, Ocampos, Suso - De Jong.

sevilla

/Telegrafi/

telegrafi sport app