LAJMI I FUNDIT:

Formacionet e mundshme: Sevilla – Real Madrid, CR7 titullar

Formacionet e mundshme: Sevilla – Real Madrid, CR7 titullar

Sevilla do të presë Real Madridin për herë të dytë brenda katër ditësh të dielën në Ramon Sanchez Pizjuan.

Tash ndeshja është e vlefshme për tri pikë të kampionatit spanjoll ku besoni ose jo vendasit janë në luftë për titull.

Rico është ai që do të jetë në portë për Sevillan përcjellë nga një treshe e mbrojtjes që konsistohet nga Rico, Mercado dhe Pareja.


Escudero, Nasri, N’Zonzi dhe Mariano janë katërshja e mesfushës, kurse Vitolo, Yedder dhe Vazquez janë në sulm.

Te Real Madridi nuk priten ndryshime të mëdha, përpoz rikthimit nga minuta e parë të Cristiano Ronaldos, ku në krahun tjetër do të jetë Vazques e në qendër Benzema.

Kroos, Casemiro dhe Modric është tridenti i mesfushës, kurse Carvajal, Ramos, Varane dhe Marcelo janë katërshja e mbrojtjes.

Navas është i paprekur në portë.

Formacioni i mundshëm i Sevillas: Rico, Rami, Mercado, Pareja, Escudero, Nasri, N’Zonzi, Mariano, Vitolo, Yedder, Vazquez.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Kroos, Casemiro, Modric, Vazquez, Benzema, Ronaldo.

/Telegrafi/