Paris Saint-Germaini është mysafir i Orleans në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës në Francë.

Ekipi kundërshtar i kampionit francez bën gara në Ligue 2, prandaj kryeqytetasit janë favoritë për t'u kualifikuar në çerekfinale.


Për më shumë, ka dallim të madh në cilësinë e skuadrës së Thomas Tuchelit dhe ekipi nga liga e dytë.

Formacioni bazë i Orleans: Renault - Furtado, Mutombo, Bouby, Pinaud - Lopy - Ziani, Avounou, Ephestion, Cissokho - Le Tallec.

Formacioni bazë i Paris Saint-Germainit: Areola, Alves, T.Silva, Kimpembe, Bernat, Marquinhos, Draxler, Nkunku, Choupo-Moting, Cavani, Di Maria.

psg 2

Theksojmë se PSG është kampion në fuqi i Kupës së Ligës franceze (Coupe de la Ligue).

Në finalen e edicionit të kaluar, parisienët fituan në finale kundër Monacos me rezultat 3-0. /Telegrafi/

telegrafi sport app