LAJMI I FUNDIT:

Ford pretendon se Super Duty është makina më e fuqishme për largimin e sasive të mëdha të borës

Ford pretendon se Super Duty është makina më e fuqishme për largimin e sasive të mëdha të borës

Me këtë makinë, thuhet se mund të largohet borë që arrin deri në 635 kilogramë

Deri më tani, se F-Series Super Duti shtë një makinë e fuqishme, ndërsa Ford F-250 dhe F-350, janë ndër më të fuqishmit që mund të gjenden, transmeton Telegrafi.

Tani që jemi në sezonin dimëror dhe bora mund të bie në çdo moment, Ford e ka krijuar edhe pakon Snow Plow Pred Package.


Nëpërmjet këtij sistemi, Ford pretendon se Super Duty është makina më e fuqishme për largimin e sasive të mëdha të borës, për kategorinë e vet.

Vendosja e plugut mund të largojë sasi që arrin deri në 635 kilogramë borë, derisa i njëjti plug nëse vendoset në versionin me naftë, largon deri në 585 kilogramë borë.

Duke e bërë kështu, një milion herë më të mirë se përdorimi i lopatës, derisa mos të flasim për lodhjen dhe dhimbjen e shpinës që mbetet më pas.

Industria e pastrimit të borës në Shtetet e Bashkuara, arrin në më se 20 miliardë dollarë, andaj Ford po angazhohet që të punojë në këtë drejtim, që është shumë fitimprurës. /Telegrafi/