LAJMI I FUNDIT:

Ford po tërheq nga tregu një numër të automjeteve Mustang për shkak të një defekti

Ford po tërheq nga tregu një numër të automjeteve Mustang për shkak të një defekti

Ford po tërheq Mustang-un e tij për shkak të një problemi me derivate që thotë se nuk përbën rrezik sigurie, por mund të shkaktojë që automjeti t’i shkelë rregullat e emetimeve.

“Për shkak të një defekti prodhimi, linja e furnizimit me derivate me presion të ulët mund të mos plotësojë kriteret”, tha kompania në njoftimin e saj të tërheqjes, përcjell Telegrafi.

“Kjo mund të rezultojë që vetura të ndeshet me avullimin e derivateve jashtë kërkesave të rregulloreve të standardeve të emetimeve”, shton njoftimi.


“Nuk ka asnjë rrezik sigurie që lidhet me këtë tërheqje dhe defekti nuk do të ndikojë në performancën e automjetit”.

Ndryshe, nga viti 2021 deri në vitin 2023 të prekur nga ky defekt janë gjithsej 610 automjete. /Telegrafi/