Spitali Isa Grezda ka njoftuar për forcimin e kapaciteteve në Qendrën e Hemodializës në Rahovec, në kuadër të planit të Ministrisë së Shëndetësisë e Kosovës për funksionalizimin e këtij shërbimi.

Sipas njoftimit, qendra është përforcuar me staf të ri profesional, duke përfshirë një teknik për pajisje medicinale dhe një infermiere të specializuar për hemodializë.


Ky angazhim i ri pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e funksionimit të shërbimit, duke rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë e trajtimit për pacientët që kanë nevojë për hemodializë.

Nga spitali është bërë e ditur se konsolidimi i kapaciteteve profesionale do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për pacientët. /Telegrafi/