Forcat gjermane, zvicerane dhe amerikane stërviten për evakuim mjekësor në Kosovë

Ushtarë të KFOR-it nga Gjermania, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesë e Komandës Rajonale-Lindje (RC-E), kanë zhvilluar një trajnim për evakuim mjekësor (MEDEVAC) në Kampin Bondsteel.
Trajnimi përfshiu procedura të nxjerrjes me vinç (hoist), duke simuluar situata reale operacionale.
Ky ushtrim praktik vuri në provë saktësinë, komunikimin dhe qetësinë e pjesëmarrësve në kushte të simuluara, duke kontribuar në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë së njësive ushtarake për t’u përgjigjur në çdo moment kur kërkohet.
Sipas njoftimit të KFOR-it, përmes aktiviteteve të tilla, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin situacional dhe dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
KFOR thotë vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme./Telegrafi/



















































