LAJMI I FUNDIT:

Forbes: SHBA-të dhe Kina kanë kompanitë më të mëdhaja publike

Forbes: SHBA-të dhe Kina kanë kompanitë më të mëdhaja publike

Kompanitë gjigante publike kanë patur performancë pozitive vitin e kaluar, pavarësisht trazirave politike dhe pasigurive në tregje. Lista për 2017-ën e Forbes, e quajtur “Global 2000”, ka shtuar vlerë nga lista e vitit të kaluar, me shitjet, fitimet, aktivet dhe vlerën në treg të kompanive që është zgjeruar.

Pavarësisht të dhënave mbi ekonominë, kompanitë kineze dhe të Shteteve të Bashkuara, kanë vazhduar të dominojnë 10-shen kryesore, me gjigantët financiar si Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës në vend të parë, dhe JP Morgan në vend të katërt.

Lista e Forbes bazohet në tregues si; të ardhurat, fitimet, aktivet dhe vlera në treg.  Në 2017-ën, janë përfshirë kompani publike nga 58 vende, që kanë një total të të ardhurave prej 35.3 trilionë dollarë, fitimet në 2.5 trilionë, 169 trilionë aktive dhe një vlerë tregu të kombinuar prej 48.8 trilionë dollarë.


Të gjithë treguesit janë rritur nga viti 2016, me vlerën totale  në treg që është shtuar me 10%. Kompanitë financiare kanë zënë dhjetëshen e parë, duke lënë Apple në vendin e 9, ndjekur nga Toyota.

Te lista e kompanive europiane, Royal Dutch Shell ka zënë vendin e parë, ndërkohë që fitimi i kompanisë është thuajse dyfishuar në vitin që kaloi.

Prezenca e kompanive gjermane ka qenë më e forta, me Allianz që zuri vendin e dytë. Kompania e sigurimeve ka patur një fitim prej 7.6 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Banka më e madhe franceze, BNP Paribas zuri vendin e tretë ndër kompanitë europiane. HSBC  ka humbur plotë 34 vende në listën globale, prej negociatave të Brexit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Ekonomi
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?

Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?

Botë
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Ekonomi
Filmi plot pasion

Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC

Ekonomi
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Ekonomi
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

Ekonomi
Kalo në kategori