Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester United nga familja Glazers.

Pacolli shërbeu si president i dytë i Kosovës nga 22 shkurt 2011 deri më 4 prill 2014.


Ai është gjithashtu miliarder dhe biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile Mabetex Group, shkuan Football Transfers.

Pacolli së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në Emirates Stadium kur Topçinjtë mposhtën Leicesterin në gusht.

behxhet pacolli foto ridvan slivova e1639933342294

Dhe i pyetur nga gazetarët të mërkurën nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj “Në rregull, do ta shqyrtoj”.

Familja Glazer ka nxjerrë zyrtarisht në treg Manchester United pas gati 18 vitesh pronësi.

Glazers po kërkojnë një çmim më të madh se 5 miliardë funte (5.8 miliardë euro) për të shitur klubin.

man utd 1

Pacolli ka pasur në vlerë neto prej 1 miliard euro, sipas Forbes, por ka shumë bashkëpunëtorë të fuqishëm dhe të pasur si në Kremlin ashtu edhe në Uashington, vazhdon shkrimi i Football Transfers.

Një nga postimet e tij të fundit në Instagram është një video e tij me ish-presidentin amerikan Donald Trump. /Telegrafi/

telegrafi sport app