Biznesmeni shqiptar nga Kosova që jeton dhe vepron në SHBA, Florin Krasniqi, e ka paditur Malin e Zi për pezullimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në lumin Gjuriçka në Plavë, në veri të shtetit.
Ai po kërkon më shumë se 28 milionë euro kompensim, tha mbrojtësja e interesave shtetërore, Bojana Çiroviq.
“Shteti u padit nga persona juridikë (kompanitë e Krasniqit) për dëme të pretenduara prej 1.2 milionë euro dhe fitime të humbura prej 27 milionë në lidhje me marrëdhënien koncesionare kontraktuale për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël në Plavë”, tha Çiroviq.
Siç shkruan Radio Evropa e Lirë (në gjuhën serbe), kontrata për koncesionet për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla me kompanitë e Krasniqit është nënshkruar në vitin 2014 nga qeveria e kryeministrit të atëhershëm, Milo Gjukanoviq.
Koncesionet u dhanë për 30 vjet.
Të dhënat se kur është ndërprerë kontrata janë kontradiktore, Qeveria thekson fundin e vitit 2020, kurse Krasniqi fundin e vitit 2019.
Edhe pas shtatë ditësh, REL nuk mori përgjigje nga zyra e avokates Ana Gjukanoviq, motra e Milo Gjukanoviqit, e cila përfaqëson Krasniqin në kontestin me shtetin.
Shkëputjes së kontratës i kontribuuan edhe protestat e vendasve dhe sektorit joqeveritar në komunat veriore të Malit të Zi, të cilët bënë rezistencë të fortë këtij projekti qeveritar.
Krahas kontratave koncesionare, Qeveria u dha investitorëve subvencione të larta shtetërore, të cilat deri në verën e vitit 2019 i paguanin të gjithë qytetarët si pjesë e faturave mujore të energjisë elektrike, përmes kompensimit për “inkurajimin e zhvillimit të burimeve të energjisë së ripërtritshme”, transmeton Telegrafi.
Pse u shkëputën kontratat?
Sipas dokumentacionit zyrtar në të cilin REL kishte qasje, kompania kosovare e Krasniqit “Triangle” mori një kontratë koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve të vogla në lumin Gjuriçka në Plavë në qershor të vitit 2014.
Megjithatë, kompania e tij pretendon se ata e morën kontratën tre vjet më vonë, në prill të vitit 2017.
Dokumentet qeveritare tregojnë se “Blue Hydro Power” i Krasniqit, me seli në Ulqin, në vitin 2014 ka paraqitur kërkesë në Qeveri për nxjerrjen e kushteve urbanistike dhe teknike për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël.
Në katër vitet në vijim, ajo kompani nga autoritetet mori një nga dy lejet e nevojshme të ndërtimit, më 18 tetor 2018.
Ndërkohë, ndërtimi i hidrocentraleve u kundërshtua nga popullata vendase dhe sektori joqeveritar i mjedisit.
Në protestat në Plavë dhe qytete të tjera në rajonin verior, ata pohuan se “futja e lumenjve në tubacione” do të rrezikojë mjedisin dhe ” do t’i lë ata pa ujë të pijshëm”, transmeton Telegrafi.
Organizatat ndërkombëtare i mbështetën gjithashtu, kurse Balkanwatch, me seli në Pragë, njoftoi në shtator të vitit 2019 se “njerëz të afërt me Gjukanoviçin ose Partinë e tij Demokratike të Socialistëve përfituan nga ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël”.
Qeveria u dorëzua nën presionin e protestave të popullatës vendase dhe në seancën e 17 tetorit 2019 vendosi nisjen e procesit të shkëputjes së kontratës.
“Duke pasur parasysh se koncesionari kishte problem me popullsinë vendase, Qeveria doli në përfundimin se duhet të fillojë procesi i përfundimit të marrëveshjes për shkëputje të kontratës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në rastin e kompanisë së Krasniqit, Qeveria deklaroi se nuk ishin respektuar afatet kontraktuale.
Çfarë pretendon kompania e Krasniqit dhe çfarë thotë Qeveria
Në anën tjetër, kompania e Krasniqit i pretendon se shteti është fajtor për ndërprerjen e kontratës.
Ata thonë se më 9 dhjetor 2019, Ministria e Ekonomisë me një shkresë i ka njoftuar se Qeveria i ka ngarkuar me fillimin e procesit të negocimit për shkëputjen e Kontratës.
“Qeveria nisi procesin e negociatave për ndërprerjen e Kontratës dhe zgjodhi procesin gjyqësor, pa alternativë”, thonë nga kompania e Krasniqit.
Në dokumentacionin zyrtar të Qeverisë, nga ana tjetër, përmendet dhjetori i vitit 2020.
Siç thonë ata, vetë Krasniqi ka njoftuar shtetin përmes zyrës së tij të avokatit për përfundimin e Kontratës për koncesionin më 4 dhjetor 2020.
Atë ditë, meqë ra fjala, u zgjodh Qeveria e Zdravko Krivokapiqit, pasi Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit në pushtet i humbi zgjedhjet tre muaj më parë.
Procesi i shkëputjes së kontratës u përfundua nga Qeveria e Krivokapiqit më 30 dhjetor 2020, duke miratuar informacionin, ku thuhet se “koncesionari nuk ka dhënë garanci bankare në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratë, për këtë arsye kushtet për shkëputjen e kontratës janë plotësuar”, transmeton Telegrafi.
Atëherë Krasniqi ngriti padi kundër Malit të Zi.
Çfarë thonë procesverbalet e gjykatës
Edhe pas disa ditësh korrespondencë telefonike, REL nuk ka arritur të marrë ndonjë koment nga Florin Krasniqi.
Kompania e tij nuk ka specifikuar shumën që Krasniqi e kërkon nga Mali i Zi.
“Përgjigja jonë është e qartë, shumën do ta caktojë eksperti gjyqësor të cilin e cakton gjykata”, kanë theksuar ata në përgjigjen e tyre për REL.
Ekspertiza tregoi se për shkak të pezullimit të ndërtimit, “Plava Hydro Power” e Krasniqit humbi rreth një milion euro fitim real dhe mbi 21.5 milionë të parealizuara, sepse koncesioni ishte për 30 vjet.
Përfaqësuesi i interesave të shtetit në këtë mosmarrëveshje e kundërshtoi atë konstatim.
Ajo kërkoi, kurse gjykata miratoi, raporte shtesë të ekspertëve, tha Çiroviq për REL.
“Është duke u zhvilluar procedura e ekspertimit si dhe plotësimi i konstatimeve të ekspertit në përputhje me kundërshtimet e shtetit. Raporti i ekspertit përfshinte shërbime juridike, shërbime përkthimi, konsulencë financiare si dhe pagesa të bëra nga palë të treta dhe jo të prokurorit, të cilat ne i konsiderojmë të pabazuara”, thekson Çiroviq, transmeton Telegrafi.
Gjyqi i radhës është caktuar për në fund të majit.
Çfarë thonë banorët e Plavës për kontestin?
Ramo Gutiq, drejtor i organizatës joqeveritare “Të ruajmë lumenjtë e Malit të Zi “, banor i Plavës dhe pjesëmarrës në protestën kundër ndërtimit të një hidrocentraleve të vogla në lumin Gjuriçka, beson se Krasniqi nuk ka bazë ligjore për të kërkuar dëmshpërblim nga shteti.
“Sepse burimi i lumit Gjuriçka, ku Krasniqi është dashur të ndërtojë dy hidrocentrale, furnizon të gjithë popullsinë e Plavës me ujë të pijshëm. Vetëm ky fakt tregon të gjitha”, tha ai.
Gutiq thotë gjithashtu se të gjitha kontratat koncesionare dhe dokumentet mbështetëse të investitorëve, përfshirë Krasniqin, janë të pavlefshme sepse nuk korrespondojnë me situatën në terren.
“Ai dokumentacion nuk është bërë sipas rregullave të profesionit dhe kushteve në terren, por për para. Sidomos studimet mjedisore janë bërë në mënyrë paushallë”, thotë Gutiq.
Ai trhotë se ata që i kanë nënshkruar duhet të mbajnë përgjegjësi për lejet e dhëna.
Gutiq thotë gjithashtu se, pavarësisht nga lufta e tyre, dy hidrocentrale të vogla janë duke punuar në Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna.
“Njëra është në Babin Polje, dhe tjetra është në vendin Jara, në lindje të Plavës në kufi me Kosovën. Burimet dhe ujëmbledhësit të atyre hidrocentraleve të vogla janë në zonën e Parkut Nacional Bjeshkët e Nemuna”, përfundoi Gutiq.
Vërshim padish
Florin Krasniqi nuk është i vetmi që ka paditur Malin e Zi për biznesin e parealizuar me hidrocentralet e vogla.
Deri tani nëntë ish-koncesionarë kanë paditur shtetin, kanë konfirmuar në Gjykatën Ekonomike.
“Jën në proces nëntë proceduar civile, për të konstatuar shkëputjen e kontratës, kompensimin e dëmeve faktike dhe fitimet e humbura. Duke pasur parasysh se këto janë çështje që nuk kanë përfunduar ligjërisht, nuk mund të japim informacion më të detajuar”, tha zëdhënësi gjyqtari zëdhënës Vladimir Bulatoviq.
Ai është gjyqtar në rastin Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A