Florian Kamberi gjen golin me Aberdeenin, shënon edhe nga penalltia për ta dërguar skuadrën në çerekfinale

242:"ABERDEEN, SCOTLAND - APRIL 17: Florian Kamberi (L) celebrates his goal to make it 2-2 during a Scottish Cup tie between Aberdeen and Livingston at Pittodrie Stadium, on April 17, 2021, in Aberdeen, Scotland. (Photo by Ross Parker / SNS Group) 9:"SNS Group
Florian Kamberi po rigjen formën e duhur me rikthimin e tij në Skoci te skuadra e Aberdeen,
Sulmuesi shqiptar është kthyer menjëherë në një lojtar kyç për skuadrën e Aberdeen, duke e shënuar sot golin e tij të parë.
Një gol ky që merr një vlerë akoma të madhe për faktin se i jep mundësinë skuadrës të qëndrojë në lojë në Kupën e Skocisë.
Kamberi e ka tundur rrjetën në kohën shtesë, pasi skuadra e tij ishte duke e humbur, ku barazoi shifrat në 2-2.
Aberdeen-Livingston edhe pas vazhdimeve u mbyll 2-2, ndërsa nga penalltitë tutje ka kaluar skuadra e Kamberit.
Sulmuesi shqiptar ishte i saktë edhe nga pika e bardhë në serinë e 11-metrshave. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































