LAJMI I FUNDIT:

Flick pranon shitjen e mundshme të De Jong, por vetëm me një ‘kusht’

Flick pranon shitjen e mundshme të De Jong, por vetëm me një ‘kusht’

Trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick thuhet se ka pranuar shitjen e mesfushorit Frenkie de Jong, por ka kushte për ta lejuar largimin e tij.

Është sërish kjo kohë e vitit – afati kalimtar i verës dhe De Jong po lidhet me një largim nga Barcelona ashtu sikurse në shumë afate kalimtare në të kaluarën.

Këtë herë, mediumi Diario Sport raporton se katalunasit po mendojnë ta shesin holandezin për të rritur financat e tyre.


Sipas gazetës katalunase, Barcelona nuk do të refuzonte një ofertë të mirë nëse arrin për De Jong.

Hansi Flick e ka në planet e tij mesfushorin, por nuk do të kundërshtonte një shitje.

Megjithatë, tekniku gjerman i ka vendosur një ‘kusht’ Barçës për të shitur holandezin: ai duhet të zëvendësohet nga një tjetër lojtar i klasit botëror në pozicionin e tij.

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro
Lexo po ashtu “Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Menaxheri i ri madje ka diskutuar një listë të zëvendësimeve të mundshme të De Jong me drejtorin sportiv, Deco.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, ka një shans që De Jong të mbijetojë një tjetër verë te Barcelona. Dhe nëse e bën, ai do të ishte një titullar i padiskutueshëm në ekipin e Flick. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori