LAJMI I FUNDIT:

Flick flet për fitoren ndaj Velancias dhe talentet e La Masias

Flick flet për fitoren ndaj Velancias dhe talentet e La Masias

Karriera e Hansi Flick te Barcelona ka nisur për mrekulli, me një fitore në ndeshjen e parë zyrtare në La Liga.

Barcelona arriti të triumfoj në udhëtim te Valencia me përmbysje 1-2, duke i marrë tre pikët e para.

Trajneri gjerman, Hansi Flick ka thënë se është i kënaqur me tre pikët, por jo edhe me pjesën e parë të ndeshjes.


Me dy-golëshin nga Lewandowski, Barcelona e nis sezonin me fitore përballë Valencias
Lexo po ashtu Me dy-golëshin nga Lewandowski, Barcelona e nis sezonin me fitore përballë Valencias

“Tre pikë për të filluar janë gjithmonë të mira, por jo gjithçka ishte mirë. Pjesa jonë e dytë ishte më e mirë se pjesa e parë”, tha Flick.

“E dinim se sa e vështirë do të ishte të luanim kundër Valencias. Pjesa e parë e tyre ishte e mirë, por ne jemi të kënaqur me tre pikët”, tha Flick.

Gjermani foli edhe për lojtarët e rinj të La Masias, të cilët i aktivizoi nga minuta e parë.

Lojtarët e Barcelonës refuzojnë të prekin fanellën me numër 10
Lexo po ashtu Lojtarët e Barcelonës refuzojnë të prekin fanellën me numër 10

“Para ndeshjes u thashë lojtarëve se duhej të luftonim sepse atmosfera në këtë stadium është e pabesueshme”.

“Lojtarët e La Masias kishin treguar tashmë se ishin gati gjatë turneut në SHBA në parasezon. Jam shumë i kënaqur me ekipin tim dhe performancën tonë”, tha trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori