Ndaj tentim-vrasjes që iu bë sot avokatit Azem Vllasi, ka reaguar familjari i tij Naser Vllasi, i njohur gjatë luftës si komandant “Cobra”, i cili ka kërcënuar se nëse nuk veprojnë organet e shtetit dhe nëse ato nuk e çojnë rastin deri në fund, atëherë ata janë të zotët të merren edhe vet me këtë punë.
Komandant “Cobra” përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Murat Jashari, një person që po thuhet të jetë i sëmurë psikik, por në bazë të veprimeve që i ka ndërmarrë nuk po del të jetë i tillë. Mund të jetë maniak i llojit të vet, shërbyes i politikës marksiste – leniniste dhe i porositur prej sherbimeve antikombetate të cilat ai i njeh më së miri”, ka shkruar Vllasi.
Postimi i plotë i Naser Vllasit:
“Ndihemi jashtzakonisht krenar si familje që pjesë e jona është Azem Vllasi, njeriu më i fuqishëm në plotikën kosovare në të gjitha kohërat! Në media po dalin të dhëna të ndryshme me detaje jo të sakta në lidhje me plagosjen e Azemit. Nga burime të afërta tashmë dihet se një person i armatosur rreth orës 8 në mëngjes ka trokitur ne derë dhe është zhvilluar një bisedë e shkurtër mes tij dhe Azemit, dera ka qenë gjysmë e hapur dhe pastaj është shtënë me revole me qetsues (shurdhues) drejt tij, gjë që tregon se ngjarja ka qenë e parapërgatitur.
Fatmirësisht ka dashur Zoti dhe Azem Vllasi është jasht rrezikut për jetë. Ne si familjar i falëmnderojmë nga zemra të gjithë miqtë dhe qytetarët e Kosovës për mesazhet dhe për dhimbjen që e kanë shprehur për këtë akt të shëmtuar që ndodhi sot. Azemi kohëve të fundit ka bërë deklarata të fuqishme sidomos në lidhje me politikën ruse dhe atë sërrbo sllave. Kjo ka mundur të mos iu konvenojë argatëve të Serbisë dhe atyre që kanë punuar gjithmonë në dëm të popullit tonë. Zoti ka dashur që Azemi të jetë edhe gjatë në mesin tonë dhe ky është fakt që nuk mund ta ndryshojë askush.
Murat Jashari, një person që po thuhet të jetë i sëmurë psikik, por në bazë të veprimeve që i ka ndërmarrë nuk po del të jetë i tillë. Mund të jetë maniak i llojit të vet, shërbyes i politikës marksiste – leniniste dhe i porositur prej sherbimeve antikombetate të cilat ai i njeh më së miri. Del një person i llojit të tillë dhe e njollos edhe emrin e vëllaut të vet Ismet Jasharit.
Ky sulm ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë tregon se vendi jonë nuk ofron siguri për askend. I paska mbetur Murat Jasharit me kriju lista e me tregu kush është tradhetar e kush atdhetar.
Mediat në anën tjetër than se asnjë familjar nuk gjendej pranë Azemit, gjë që nuk është e vërtetë, se ne nuk jemi familje që dalim e themi kuku çka u ba me neve, se jemi të paster para Zotit dhe para popullit dhe nuk ia kemi frikën askujt. Për këtë arsye nuk e pamë të arsyeshme të dalim e të vajtojmë, por do presim se si do veprojnë organet e shtetit, e nëse ata nuk e qojnë rastin deri në fund jemi të zotët të merremi edhe vet me këtë punë!’ (sic.), ka shkruar Vllasi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja