LAJMI I FUNDIT:

Flet greku ku punonte shqiptari që trafikonte heroinë: E doja si djalin tim (Video)

Flet greku ku punonte shqiptari që trafikonte heroinë: E doja si djalin tim (Video)

Dy shqiptarë dhe një grua greke u arrestuan ditën e sotme si anëtarë të një rrjeti që trafikonte heroinë.

Gjatë aksionit në qytetin Kalyvia, policia greke sekuestroi 29 kilogramë heroinë. Droga u gjet në një tavernë, ku punonte njëri prej shqiptarëve të arrestuar.

Ai është 34 vjeç dhe prej disa vitesh punonte në këtë tavernë. Pronari grek i këtij biznesit ka folur për mediat helene dhe ka thënë se nuk e mendonte kurrë që shqiptari të ishte i përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe se 34-vjeçarin e donte si djalin e tij pasi punonin bashkë prej shumë kohësh.


“Më lehtë do ta kisha të fajësoja fëmijën tim se sa atë”, thotë pronari grek i tavernës.

Ai ka edhe një këshillë për qytetarët e tjerë: “Bëni kujdes se cilët persona fusni në shtëpitë dhe bizneset tuaja”.

Bashkë me 34-vjeçari, u arrestua edhe një 32-vjeçar shqiptar që mendohet se është “truri” i rrjetit të drogës dhe një 29-vjeçare greke.

Sipas mediave të vendit fqinj, heroina vinte nga Shqipëria dhe Turqia e më pas dërgohej në këtë tavernë, ku ripaketohej dhe përzihej me substanca të tjera. /Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori