LAJMI I FUNDIT:

Flet babai i fanses që vdiq në koncertin e Taylor Swiftit: Kam humbur vajzën time të vetme

Flet babai i fanses që vdiq në koncertin e Taylor Swiftit: Kam humbur vajzën time të vetme

Babai i Ana Clara Benevides ka dhënë së fundmi një intervistë prekëse.

Taylor Swift mbeti e tronditur këtë fundjavë, kur 23-vjeçarja vdiq pasi u sëmur në një nga shfaqjet e këngëtares në Brazil.

Babai i Anas tani e ka trajtuar tragjedinë, duke thënë se Ana “iku për një ëndërr dhe u kthye e vdekur”.


Foto: Facebook

Ana thuhet se u ndoq nga mjekë ndihmës në Estadio Olimpico Nilton Santos në Rio de Janeiro.

Taylor Swift anulon shfaqjen e radhës pasi një fanse i vdiq në koncert
Lexo po ashtu Taylor Swift anulon shfaqjen e radhës pasi një fanse i vdiq në koncert

Fansja e Taylor Swift u dërgua në spital, por fatkeqësisht vdiq një orë më vonë.

Foto: YouTube

Ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, mediat raportuan se fansat nuk u lejuan të futnin ujë në stadium pavarësisht temperaturave të larta.

Duke folur për gazetën Folha de Sao Paulo, 53-vjeçari Weiny Machado e quajti vajzën e tij ‘të lumtur dhe inteligjente’.

Ai shtoi, sipas The Mirror: “Kam humbur vajzën time të vetme, një vajzë të lumtur dhe inteligjente. Ajo ishte gati të diplomohej në Psikologji prillin e ardhshëm”.

Foto: Getty Images

“Dëshiroj që të zbulohet nëse në fakt u është ndaluar të sjellin ujë, nëse ka pasur neglizhencë në dhënien e ndihmës”.

Babai i pikëlluar i Anas vazhdoi: “E di që këngëtarja po shpërndante ujë për fansat e saj dhe kjo është absurde për një ngjarje të këtyre përmasave. Asgjë nuk do ta kthejë vajzën time, por shpresoj që nëse konfirmohet neglizhenca, dikush do të dënohet, që kjo të mos ndodhë me askënd”.

Foto: Instagram

Këngëtarja e “Love Story” ishte duke performuar në Rio de Janeiro kur Ana vdiq. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori