LAJMI I FUNDIT:

Flatron “juanflatroo” Halimi njofton zyrtarisht largimin nga ekipi BLINK në CS:GO

Flatron “juanflatroo” Halimi njofton zyrtarisht largimin nga ekipi BLINK në CS:GO

Muajin e fundit, fansat e ekipit shqiptar BLINK në CS:GO janë tronditur nga thashethemet për një përçarje mes lojtarëve dhe menaxhmentit, e posaçërisht me largimin e dy lojtarëve si Rigon “rigoN” Gashi dhe Sener “SENER1” Mahmuti.

Largimi i këtyre dy lojtarëve u përcoll me një kritikë të madhe nga fansat, por siç duket edhe nga kolegët e tyre, duke përfshirë edhe lojtarin e njohur profesionist të CS:GO, Flatron “juanflatroo” Halimi.

Ky i fundit, kishte njoftuar se për shkaqe mjekësore do të shkëputej nga CS:GO përkohësisht.


Krejt çka i duhet një gameri: Set 4në1 në zbritje – tastierë, maus, kufje dhe mousepad
Lexo po ashtu Krejt çka i duhet një gameri: Set 4në1 në zbritje – tastierë, maus, kufje dhe mousepad

Por, fansat kishin menduar se arsyetimi i tij më shumë ishte protestë ndaj menaxhmentit dhe se juanflatroo nuk dëshironte të luante në një ekip pa bashkëlojtarët e vet të larguar.

E pak minuta më parë, Flatron “juanflatroo” Halimi ka njoftuar se përmes një marrëveshje të përbashkët me ekipin BLINK kanë vendosur ta ndërpresin kontratën, transmeton Telegrafi.

“Lamtumirë rrugëtimit tim të bukur e të suksesshëm me shumë qëllime të arritura e shumë kujtime të arta. Me vullnet të dy palëve, kontrata jem me ekipin BLINK është ndërprerë. I falënderoj për kujtimet, dhe personalisht po shikoj para drejt kapitullit tim të ri”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në Twitter.

Përndryshe, aludimet janë në rritje se 5 lojtarët e kamotshëm të BLINK synojnë të bashkohen nën ombrellën e ndonjë organizate tjetër. Pra, së shpejti mund t’i shohim prapë duke luajtur bashkë lojtarët juanflatroo, rigoN, SENER1, gxx dhe synnposyy. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po mendon ta lë në bankë yllin e Barcelonës në finalen ndaj Real Madridit

Hansi Flick po mendon ta lë në bankë yllin e Barcelonës në finalen ndaj Real Madridit

La Liga
Gjiganti turk ka shprehur interesim për transferimin e Granit Xhakës

Gjiganti turk ka shprehur interesim për transferimin e Granit Xhakës

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin në verë pas eliminimit nga Arsenali

Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin në verë pas eliminimit nga Arsenali

Liga e Kampionëve
Nacho e fton yllin e Real Madridit që t’i bashkohet atij në Arabinë Saudite

Nacho e fton yllin e Real Madridit që t’i bashkohet atij në Arabinë Saudite

Ndërkombëtare
Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

Formacioni i mundshëm i Kloppit me tri përforcime te Real Madridi

La Liga
Një klub befasues nga La Liga mund të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh

Një klub befasues nga La Liga mund të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori