Flasterët nën sy: Obsesioni i ri që rikthen menjëherë freskinë lëkurës

Ndihmë e shpejtë, praktike dhe efikase për të gjithë ata që duan të freskojnë zonën rreth syve
Megjithëse rutinat e kujdesit për lëkurën po i drejtohen gjithnjë e më shumë minimalizmit dhe produkteve të zgjedhura me kujdes, një hap "më i ri" është imponuar së fundi si shumë i rëndësishëm: aplikimi i flasterëve poshtë syve, të cilët për një kohë të shkurtër japin efekt më të ndritshëm dhe më të lëmuar të lëkurës në atë zonë. Për çfarë bëhet fjalë? Zbuloni më poshtë.
Duket se flasterët për poshtë syve kanë marrë hov të ri në industrinë e bukurisë, pjesërisht edhe falë vëmendjes që u ka dhënë Hailey Bieber në rutinat e saj të kujdesit për lëkurën që shpesh bëhen virale. Në fakt, ky lloj produkti ekziston prej kohësh dhe ka qenë pjesë e linjave të rregullta të shumë brendeve, por trendet e reja dhe marketingu i fokusuara te efektet e tyre të shpejta i kanë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Edhe pse kanë përfitime të shumta reale për lëkurën, këta flasterë janë po aq perfektë për rrjetet sociale. Elementi “Instagram-friendly” është sot jashtëzakonisht i rëndësishëm në plasimin e produkteve të bukurisë, dhe flasterët fotogjenikë për poshtë syve e plotësojnë këtë kriter në mënyrë të përkryer, transmeton Telegrafi.

Si t’i përfshini në rutinën e kujdesit për lëkurën?
Pse po bëhen gjithnjë e më të popullarizuar? Për fillim, japin rezultate të shpejta dhe të dukshme. Rritmi i shpejtë i jetës pasqyrohet edhe në industrinë e bukurisë, e cila sjell produkte praktikë dhe të efektshëm. Flasterët për poshtë syve veprojnë shumë shpejt, duke targetuar kryesisht fryrjen dhe errësirën e rrathëve, dhe rezultati është lëkurë më e freskët dhe e lëmuar.
Për këtë arsye, shumë të famshëm i përdorin menjëherë para paraqitjeve në tapetin e kuq. Po ashtu, janë të rehatshëm, të thjeshtë për t’u përdorur dhe japin ndjesi luksi edhe në ditët më të ngarkuara.
Vijnë në formula të ndryshme, por disa përbërës janë më të dëshirueshëm se të tjerët. Për shembull, acidi hialuronik që hidraton intensivisht dhe mbush vijat e imta; peptidet që nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ofrojnë efekt lifting; niacinamidi që unifikon tonin; vitamina C që jep freski; si dhe kafeina që ul fryrjen dhe stimulon qarkullimin.
Kushdo që do të fokusohet në qetësimin e kësaj zone të ndjeshme, duhet të kërkojnë formula që përmbajnë aloe vera, çaj të gjelbër apo kamomil.
Trend i momentit apo hap i rëndësishëm i rutinës?
Edhe pse aktualisht janë në kulmin e vëmendjes, flasterët për poshtë syve nuk duhet të mbeten një trend i përkohshëm. Pse? Sepse ofrojnë ndihmë të shpejtë, praktike dhe të efektshme për këdo që dëshiron të freskojë zonën rreth syve. Mund të jenë zgjidhje e menjëhershme para ngjarjeve të rëndësishme ose një produkt i qëndrueshëm në një rutinë të rregullt të kujdesit për lëkurën. /Telegrafi/

















































