LAJMI I FUNDIT:

Flamur Kadriu caktohet u.d. i kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

Flamur Kadriu caktohet u.d. i kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

Flamur Kadriu, drejtor i Drejtoratit për Shërbimin Publik brenda Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është caktuar ushtrues detyre i kryeshefit të kësaj agjencie.

Kryeministri Albin Kurti, ka shfuqizuar Vendimin përmes të cilit Naser Krasniqi, Zëvendës Kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) autorizohet të kryejë detyrat e Kryeshefit të AUV-it.

Duhet theksuar që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk parasheh pozitë të Zëvendës Kryeshefit të AUV-it, pozitë të cilën e ka mbajtur Krasniqi dhe në bazë të të cilës iu ka besuar udhëheqja e kësaj Agjencie.


“Rrjedhimisht, me qëllim të sigurimit të zbatimit të rendit dhe ligjit, kryeministri ka shfuqizuar Vendimin që ka humbur bazën ligjore dhe ka caktuar ushtrues të ri të detyrës të Kryeshefit të AUV-it”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Së këndejmi, kryeministri Kurti ka autorizuar Flamur Kadriu, aktualisht drejtor i Drejtoratit për Shërbimin Publik brenda AUV-it, të kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e Kryeshefit të kësaj Agjencie, deri në shpalljen e rezultateve të konkursit për emërimin e Kryeshefit të AUV-it.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si mashtrim i madh

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si mashtrim i madh

Botë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë

Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë

Kalo në kategori