Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Flaka Krelani, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

"Ndrysho" mban titullin kënga e saj më e re, e cila është e zhanrit 'rock' dhe 'house'.


Muzika është punuar në studion e vëllait të saj, Qëndrim Krelanit, i cili gjithashtu ka shkruar edhe tekstin.

flaka2

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit IN Films.

Flaka është gjithnjë aktive në tregun muzikor me këngë e klipe të reja, të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku.

Ndërkohë, angazhimi i saj i vazhdueshëm në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore nuk mungon. /Telegrafi/