Këngëtarja Flaka Krelani, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, ku herë pas here nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.


Disa të tilla i ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet joshëse teksa vë në pah gjoksin atraktiv.

E veshur me një fustan të prerë anash e me dukje më ndryshe, Krelani ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.

Duke qenë se jemi të përfshirë në pandeminë e coronavirusit, "Shpresoj se të gjithë jeni mirë" është përshkrimi që ia ka vënë njërit prej imazhit.

Pranë fotografive, nuk munguan as komplimentet nga kolegët, miqtë dhe ndjekësit e shumtë të saj.

Sa i përket projekteve muzikore, "Playa" titullohet projekti i fundit që e solli për fansat në bashkëpunim me reperin amerikan, Young Noble. /Telegrafi/