LAJMI I FUNDIT:

Fjoralba Ponari infektohet për herë të dytë me COVID-19, shtatë muaj pas infeksionit të parë

Fjoralba Ponari infektohet për herë të dytë me COVID-19, shtatë muaj pas infeksionit të parë
(Foto: Instagram/fjoralba.ponari)

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, është infektuar për herë të dytë nga coronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në InstaStory, ku ka publikuar përgjigjen e testimit – transmeton Top Channel.

Më pas ka nisur një bashkëbisedim me ndjekësit, një prej të cilëve e pyeti se sa muaj kanë kaluar që prej herës së parë që ishte e infektuar.


(Foto: Instagram/fjoralba.ponari)

“Kohën e saktë të infektimit nuk e di, por di që në fund të qershorit pata disa shqetësime dhe vendosa të bëja serologjikun për antitrupat, ku dhe më doli që e kam kaluar. Kështu që i bie të paktën shtatë muaj nga infektimi i parë”, ka thënë Ponari.

Ndërsa për simptomat që e nxitën të bënte sërish testin e Covid-19, moderatorja tha: “Tensioni i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë) më bënte të kisha dyshime, por prapë më bën të kisha dyshime, por prapë më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi I i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave”.

Ndërsa njërit prej tyre që pretendonte se figurat e njohura të ekranit e kalojnë coronavirusin pa probleme, Ponari iu përgjigj: “Tani ti o ke probleme me sytë, ose me trurin, në cilindo rast mund të sugjerojë mjekë të kualifikuar që të të bëjnë derman”.

(Foto: Instagram/fjoralba.ponari)

Në trend Magazina

Më shumë

"Slava Ukraini", aktorja Daryl Hannah del jashtë skenarit të 'Oscars 2025' dhe "godet" Trumpin me një deklaratë në skenë

Magazina
Filmi

Filmi "Anora" triumfon në 'Oscars 2025', merr pesë çmime përfshirë edhe çmimin kryesor

Magazina
Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Magazina
Kylie Jenner në

Kylie Jenner në "Oscars", shkëlqen me dukjen ekstravagante teksa i jep mbështetje të dashurit të saj - aktorit Timothee Chalamet

Magazina
Përfundon

Përfundon "Oscars 2025" - Gjithçka që ndodhi në ceremoninë e 97-të të ndarjes së çmimeve të Akademisë

Selena Gomez mahnit me dukjen dhe elegancën e saj në

Selena Gomez mahnit me dukjen dhe elegancën e saj në "Oscars 2025"

Magazina
Kalo në kategori