Ajo vetëm një javë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Kape”.

Fjala është për artisten e njohur Fjolla Morina, e cila momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re e cila ka kaluar shifrën e 1.2 milion klikimeve në YouTube.


Sidoqoftë, 34 vjeçarja së fundmi ka nisur pushimet në Shqipëri teksa nuk ka hezituar të sjell disa imazhe atraktive.

fjolla.morina 119185080 721986661864765 4563647809791818457 n Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Zeshkania ka pozuar provokuese pranë një pishine dhe ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.

Duket se këto pushime të artistes Morina vijnë menjëherë pas promovimit të këngës dhe klipit të ri.

Nëna e dy vajzave mahnit me format tërheqëse, teksa siç shihet po argëtohet mjaft shumë.

Screenshot 7 16 Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Fotografitë i ka ndarë në llogarinë personale në Instagram, aty ku numëron 419 mijë ndjekës. /Telegrafi/

Screenshot 8 10 Fjolla Morina (Foto: Instagram)