Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, u raportua se ditën e sotme (e mërkurë) është arrestuar në Prishtinë.

Telegrafi lidhur me këtë ka kontaktuar avokatin e saj, Fanol Krasniqin, i cili thotë se ishte ndaluar nga një patrullë për kontrolle ditore, e që më pas u shoqërua për në stacionin policor.


Ai tha se u shoqërua për shkak se figuron që ishte ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, por që u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje.

Screenshot 4 5 Fjolla Morina (Foto: Instagram)

“Fjolla Morina është ndalur sot nga një patrullë, kontrolle ditore që e kanë shoqëruar në Polici për shkak që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, por pas verifikimit të të dhënave ajo është liruar menjëherë”, tha Krasniqi.

“Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tani po presim njoftimin Fjolla nuk është e arrestuar”, tha më tej ai.

Screenshot 5 3 Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Kujtojmë që Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, marrë parasysh që mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

E njëjta u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. /Telegrafi/

Screenshot 6 1 Fjolla Morina (Foto: Instagram)