LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i “Topit të Artë” thotë se nëse këtë vit nuk e fiton Robert Lewandowski, do t’ia dhurojë atë që e ka fituar ai më parë

Fituesi i “Topit të Artë” thotë se nëse këtë vit nuk e fiton Robert Lewandowski, do t’ia dhurojë atë që e ka fituar ai më parë

Fituesi i “Topit të Artë”, Luis Suarez Miramontes, është zotuar se do t’ia dorëzojë çmimin Robert Lewandowskit nëse nuk e fiton çmimin këtë vit.

Golashënuesi i Bayern Munichut dhe Polonisë ka shënuar sërish gola në vitin 2021, duke vazhduar formën e  njëjtë nga viti 2020, ku shumë menduan se ai ishte fituesi i denjë pasi shënoi 55 gola me Bayern Munich dhe fitoi tre trofe.

Edhe pse ai fitoi çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë për meshkuj, “Topi i Artë” nuk u dha për shkak të pandemisë COVID-19 dhe Lewandowski nuk e mori trofeun individual të lakmuar.


Ai është ndër kandidatët kryesorë këtë vit, krahas lojtarëve si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Jorginho.

Ish-futbollisti spanjoll Suarez, i cili fitoi “Topin e Artë” në vitin 1960, thotë se është koha që Lewandowski të marrë më çmimin që e dhuron ‘France Football’.

Por në rast se nuk e bëjnë, ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës është i gatshëm t’i japë 33-vjeçarit të tijin.

“Jepni Lewandowski ‘Topin e Artë’, dreqin! Nëse jo, unë do t’ju jap timin!”, ka thënë ai për Carrusel Deportivo.

Lewandowski theu rekordin e golave ​​të Gerd Muller në Bundesligës në fillim të këtij viti.

“Arritjet e mia flasin vetë sepse dy vitet e mia të fundit kanë qenë një arritje e madhe, jo vetëm për mua, por për çdo lojtar në histori”, deklaroi ai.

Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2021 do të shpallet më 29 nëntor në “Theatre du Chatelet” të Parisit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori