LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e nacionalistëve forcon Listën Serbe në Kosovë

Fitorja e nacionalistëve forcon Listën Serbe në Kosovë

Fitorja e bllokut nacionalist në të cilin përfshihen edhe Partia Radikale dhe Dveri, pritet t’i shtojë apetitet e Listës serbe për kërkesa maksimale ndaj Qeverisë së Kosovës.

Që prej nisjes së fushatës parazgjedhore e cila u shtri edhe në Kosovë, Lista Serbe, që është në koalicion me qeverinë Mustafa, ka shprehur haptas bindjen se presin që Serbia t’i rregullojë problemet e tyre në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Njohës të rrethanave politike kanë thënë se Lista Serbe vazhdimisht do ta sfidojë nga brenda shtetin e brishtë të Kosovës.


“Lista Serbe është ‘kali Trojës’ që gërmon vazhdimisht shtetin e brishtë jo vetëm për koalicionin por edhe për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, deri në momentin e caktuar kur të dalin në sipërfaqe kërkesat e tjera të Serbisë dhe serbëve, të cilat do t’i arsyetojnë me referendume”, ka thënë analisti Belul Beqaj.

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë dhe Metohi në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se fitorja me një shumicë prej dy të tretash në Kosovë, është rezultat historik. Sipas tij, kjo konfirmon se populli serb në Kosovë përkrah politikën e Qeverisë së drejtuar nga Aleksandër Vuçiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori