LAJMI I FUNDIT:

Fitore shumë e rëndësishme e Sigal Prishtinës ndaj Bashkimit

Fitore shumë e rëndësishme e Sigal Prishtinës ndaj Bashkimit
(Foto: basketbolli.com)

Sigal Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 93-74 (16:24, 29:19, 20:19, 28:12), në xhiron e 24-t të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit e nisën më mirë ndeshjen, me një epërsi prej shtatë pikësh, 7:14, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 16:24. Bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe u rikthyen shpejt për të barazuar rezultatin në 34:34, e më pas shkuan në pushim me rezultat 45-43.

Periudha e tretë ishte e baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:62, duke bërë që sfida të vendoset në dhjetë minutat e fundit. E, në dhjetë minutat e fundit, prishtinasit ishin shumë më të mirë, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, duke shënuar fitore bindëse 93-74.


Te Sigal Prishtina u dalluan vëllezërit Zeqiri me nga 17 pikë, Muhamedali Janjeva me 17 pikë e tetë kërcime dhe Henry Dugat me 15 pikë, dhjetë kërcime dhe tetë asistime, kurse te Bashkimi u dalluan Valon Bunjaku me 15 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe John Florevus me 17 pikë e 11 kërcime.

Sigal Prishtina ka 12 fitore e 12 humbje, kurse Bashkimi nëntë fitore e 15 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori