Demokratët do ta mbajnë kontrollin mbi Senatin amerikan, pasi që senatorja Catherine Cortez Masto, fitoi në zgjedhjet në Nevada, siç kishte parashikuar Edison Research, duke i dhënë kështu një fitore të madhe presidentit amerikan Joe Biden.
Republikanët janë akoma afër marrjes nën kontroll të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, derisa po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga zgjedhjet e mbajtura të martën e kaluar në SHBA, transmeton Telegrafi.
Cortez Maston fitoi ndaj republikanit Adam Laxalt, ish-prokurorit e përgjithshëm që e mbështeti ish-presidenti amerikan Donald Trump, transmeton Telegrafi.
“Amerika tregoi se beson në demokraci”
Me fitoren e saj, pas senatorit demokrat Mark Kelly, i cili mbrojti mandatit e tij për Senat në Arizonë, që u konfirmua të premten, demokratët do të kontrollojnë të paktën 50 ulëse në Senat, që nënkryetarja Kamala Harris kishte votën vendimtare në rast se shkojnë 50-50.
“Amerika tregoi se besojmë në demokracinë tonë, që rrënjët e demokracisë janë të thella dhe të forta”, tha në një konferencë për gazetar në Senat, demokrati Chuck Schumer.
Senati aktualisht është i ndarë 50-50 mes demokratëve dhe republikanëve. E Senati i ri i zgjedhur do të bëjë betimin me 3 janar. Ruajtja e kontrollit mbi Senati do të thotë se demokratët akoma do të mund të miratojnë kandidatët e Bidenit, siç është rasti i gjykatësve federalë.
Nëse një vend do të lihej vakant në dy vitet e ardhshme, kjo do të nënkuptonte edhe emërime në Gjykatën e Lartë, e cila tani ka një shumicë konservatore. Nëse senatori demokrat Raphael Warnock fiton balotazhin e 6 dhjetorit në Gjeorgji kundër kundërshtarit republikan Herschel Walker, do të rriste shumicën demokrate në 51-49.
Kjo do t’u jepte demokratëve një avantazh shtesë në miratimin e atyre ligjeve që mund të miratohen me shumicë të thjeshtë votash. Shumica e projektligjeve në Senat kërkojnë 60 vota.
Do të dobësonte gjithashtu ndikimin e senatorëve Joe Manchin nga Virxhinia Perëndimore dhe Kyrsten Sinema nga Arizona, të cilët kanë bllokuar ose vonuar disa nga nismat kryesore të Biden, duke përfshirë zgjerimin e disa programeve të mirëqenies.
Republikanët kanë një avantazh në Dhomën e Përfaqësuesve
Mund të kalojnë disa ditë ose më shumë përpara se të dihet rezultati i mjaftueshëm i garës për në Dhomën e Përfaqësuesve, për të përcaktuar se cila parti do të ketë shumicën në dhomën me 435 vende. Republikanët janë ende në krye.
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, nëse fitojnë shumicën, janë zotuar se do të përpiqen të zhbëjnë iniciativat e Bidenit për ndryshimet klimatike dhe duan të bëjnë të përhershme uljet e taksave të vitit 2017.
Ata po planifikojnë gjithashtu hetime mbi aktivitetet e administratës Biden dhe hetime për djalin e presidentit, i cili kishte marrëdhënie biznesi me Ukrainën dhe Kinën.
Senati i kontrolluar nga demokratët do t’i sigurojë Bidenit konfirmimin e kandidatëve të tij, për të plotësuar dhjetëra mandate të gjyqtarëve federalë.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për demokratët nëse një vend në Gjykatën e Lartë, e cila tani ka një shumicë konservatore 6-3, hapet në dy vitet e fundit të mandatit të Biden. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?
Sa ushtarë humbi Rusia – çfarë thotë Ukraina dhe çfarë thonë të tjerët?
Scholz i Gjermanisë “paralajmëron” Trumpin pas “kërcënimit” të tij për të marrë kontrollin e Grenlandës
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?
Sa ushtarë humbi Rusia - çfarë thotë Ukraina dhe çfarë thonë të tjerët?
Scholz i Gjermanisë "paralajmëron" Trumpin pas "kërcënimit" të tij për të marrë kontrollin e Grenlandës
Në shpërthimin e makinës Tesla pranë hotelit Trump në SHBA thuhet se është përdorur ChatGPT
Ukrainasit prezantojnë dronin ujor Black Widow 2
"Nuk jemi në një pazar këtu": Politikanët gjermanë reagojnë rreth kërkesës së re të Trump për shpenzimet e mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?