LAJMI I FUNDIT:

Fitojnë Prishtina e Vushtrria, barazon Kastrioti në konkurrencën e femrave në hendboll

Fitojnë Prishtina e Vushtrria, barazon Kastrioti në konkurrencën e femrave në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Nuk ka dhënë fitues ndeshja e javës së katërt të Superligës së hendbollisteve mes Samadrexhës dhe Kastriotit të Ferizajt. Të dielën në palestrën në Samadrexhë, këto dy skuadra luajtën 29-29.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 14-13 për ferizajaset. Në pjesën e parë Samadrexha krijoi epërsi deri në tre gola , por në fund Kastrioti krijoi avantazh prej një goli. Në pjesën e dytë u luajt për secilin gol dhe në fund shifrat ishin 29-29.

Arlinda Maloku shënoi golin e barazimit për Samadrexhën në fund. Ajo ishte më efikasja te skuadra vendase me 11 gola. Nga pesë gola i shënuan Donjeta Mehmeti e Agnesa Surdulli.


Elza Reçica i shënoi shtatë gola për Kastriotin. Nga pesë i shënuan Ermira Saliu e Puhiza Gashi. Kastrioti është i gjashti me pesë pikë. Samardrexha është e shtata me tri pikë.

Të dielën u luajtën edhe dy ndeshje tjera. Prishtina fitoi ndaj Vjosës (36-15), kurse Vushtrria e mposhti Dritën (74-16).

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Hendboll
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori