LAJMI I FUNDIT:

Fitbit Charge 4 do të ketë të ketë sistemin GPS, si dhe mundësinë e re të përcjelljes së ushtrimeve

Fitbit Charge 4 do të ketë të ketë sistemin GPS, si dhe mundësinë e re të përcjelljes së ushtrimeve

Ditë më parë, Fitbit e ka prezantuar Charge 4, që është një pajisje për përcjelljen e aktiviteteve sportive, që është i ngjashëm me Charge 3 të lansuar dy vite më parë.

Por, në bazë të një materiali të rrjedhur, mësohet se kjo pajisje do ta ketë të integruar edhe sistemin GPS, si dhe mundësinë e përcjelljes së aktiviteteve sportive nëpërmjet një sistemi të ri, transmeton Telegrafi.

Materiali në gjuhën holandeze, tregon se Fitbit i ri do të ketë mundësi ta tregojë intensitetin e ushtrimeve në një hartë, si dhe kohën e kaluan më së shumti në të ashtuquajturën zonë aktive.


Sistemi GPS është padyshim mundësia më e rëndësishme, duke lejuar përdoruesit të gjurmojnë vrapimet, udhëtimet çiklizmit dhe më shumë, pa pasur nevojë që të lidhen me ndonjë telefon.

Të gjitha mundësitë ekzistuese nga Charge 3 vazhdojnë të jenë ende, si gjurmimi i statistikave të ushtrimeve në kohë reale, të merren njoftime themelore nga telefoni, të përfitoni nga veçoritë e shikimit të kohëmatësit në telefon të zgjuar, përcjellja e gjumit dhe alarmet, si dhe të kontrollohet muzika në smartfon.

Mundësia që t’i rezistojë ujit deri në 50 metra thellësi, është një veçori tjetër që e bën Fitbit Charge 4 edhe më të pëlqyer. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Google afër lansimit të një versioni tjetër të YouTube

Google afër lansimit të një versioni tjetër të YouTube

Teknologji
Shfaqen specifikat e telefonit të Samsung me katër kamera

Shfaqen specifikat e telefonit të Samsung me katër kamera

Kalo në kategori