Fiorentina projekton transferimin e Fred nga United

288:"SINGAPORE - JULY 20: Fred of Manchester United is seen on arrival at the stadium during the 2019 International Champions Cup match between Manchester United and FC Internazionale at the Singapore National Stadium on July 20, 2019 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images) 12:"Getty Images
Pasi e transferoi Franck Ribery, Fiorentina po mendon që t’i bëjë edhe disa transferime deri në fund të afatit kalimtar.
Skuadra italiane po mendon që ta transferojë mesfushorin e Manchester United, Fred, pasi nuk është në planet e skuadrës.
Mesfushori u transferua nga Shakhtar Donetsk në verën e kaluar, mirëpo nuk ka arritur ta tregojë vetën në Old Trafford.
Sipas asaj që raporton La Nazione, klubi nga Serie A ka filluar kontaktet e para me Djajtë e Kuq për transferimin e 26-vjeçarit.
Fred mund të largohet nga Unitedi në këtë afat kalimtar, duke parë hapësirën e vogël që ka në skuadër.
Fiorentina është e gatshme që t’i paguajë 30 milionë euro plus pesë milion bonuse, varësisht nga paraqitjet e tij në këtë sezon që sapo ka filluar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































