Fiorentina thuhet se është gati të pranojë një ofertë prej shtatë milionë eurove nga Interi për mesfushorin Borja Valero.

Veterani spanjoll ka qenë prej kohësh në listën e dëshirave të Luciano Spallettit, edhe kur trajneri ishte ende në stolin e Romës.


Sipas Sky Sport Italia, pas disa ditësh negociatash, Viola janë të gatshëm të pranojnë një zbritje për çmimin e kërkuar prej 10 milionë eurosh.

Kostoja e operacionit besohet se do të përfundoj për shumën rreth shtatë milion.

Kjo do të thotë se marrëveshja mund të përfundojë të hënën ose të martën e javës së ardhshme.

32-vjeçari ka qenë në Firence që nga vera e vitit 2012 dhe ishte nën kontratë deri në qershor të 2019.

Këtë sezon, Borja Valero kontribuoi me dy gola dhe 10 asistime në 40 ndeshje konkurse. /Telegrafi/

telegrafi sport app