LAJMI I FUNDIT:

Dakordimi në Bratisllavë – nis largimi i policisë për 25 për qind në dhe përreth objekteve komunale në veri

Dakordimi në Bratisllavë – nis largimi i policisë për 25 për qind në dhe përreth objekteve komunale në veri

Sot fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25 për qind në dhe përreth objekteve komunale në veri.

Policia e Kosovës këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media pas një takimi punues që ka zhvilluar me EULEX-in dhe KFOR-in lidhur me vlerësimin e situatës së sigurisë pjesën veriore të vendit.


“Policia e Kosovës në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore në interes të sigurisë publike në vend, si dhe me qëllim të zbatimit të dakordimeve të arritura në Bratisllavë me 10 korrik 2023, në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, saktësisht hapit dy të këtij dakordimi, me këtë rast është mbajtur takimi punues mes Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR për vlerësim të situatës së sigurisë, në dhe përreth ndërtesave komunale të komunave veriore”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë.

“Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri. Ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës”, bëhet e ditur tutje.

Kosova dëbon dy serbë për pjesëmarrje në protesta të dhunshme në veri
Lexo po ashtu Kosova dëbon dy serbë për pjesëmarrje në protesta të dhunshme në veri

E pas deklaratës së Policisë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka konfirmuar se Policia e Kosovës, të premten (04 gusht) do të ulë prezencën në brenda dhe përreth objekteve për 25 për qind, në bazë të Marrëveshjes së Bratislavës.

Sveçla ka deklaruar se Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të Marrëveshjes së Bratislavës.

“Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale”, ka shkruar Sveçla në një postim në Twitter.

Më tej ai ka thënë se “Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratislavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-përshkallëzimin e situatës”, transmeton Telegrafi.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Reduktimi i pranisë policore te objektet komunale në veri, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt depëshkallëzimit të situatës
Lexo po ashtu Reduktimi i pranisë policore te objektet komunale në veri, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt depëshkallëzimit të situatës

Ai ka mirëpritur vendimin për zvogëlimin e pranisë policore përreth objekteve komunale në veri të Kosovës, që ka ardhur si rezultat i vlerësimit të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, zvogëlimin e pranisë së policisë në veri e ka cilësuar hap të rëndësishëm drejt de-eskalimit të plotë.

”E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe NATO-KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë”, ka shkruar Lajçak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Lajme
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Kalo në kategori